[Translate to Shqip:] Illustration: Hilmi Gashi
Punë
Jeta në Zvicër
Shërbimet plotësuese

Shtesa shtetërore për pensionet e pleqërisë dhe invaliditet

- Darinka Filipovic

Shërbimet plotësuese (EL/PC) tek pensionet e pleqërisë AHV/AVS dhe atij të invaliditetit IV/AI në Zvicër janë pjesë përbërëse e rëndësishme e sigurisë sociale. Ato ndihmojnë njerëzit, të cilëve pensioni apo të ardhurat e tyre nuk ua mbulojnë koston jetësore për të zhvilluar një jetë me dinjitet.

Shërbimet plotësuese janë shtesë shtetërore, të cilat paguhen krahas pensionit të AHV/AVS dhe IV/AI, nëse të ardhurat nuk mjaftojnë për të mbuluar nevojat minimale jetësore.

Kush ka të drejtë në përfitimet shtesë?

Këto shtesa mund t’i kërkojnë të gjithë qytetarët, të cilët kanë vendbanim në Zvicër dhe janë pranues të një pensioni të pleqërisë AHV/AVS apo atij të invaliditetit IV/AI dhe të ardhurat e të cilëve janë të pamjaftueshme, për të siguruar kushtet minimale të jetesës.

Shtetësia nuk është vendimtare. Shërbimet plotësuese u jepen edhe qytetarëve të huaj në parakushte të caktuara:

  • Shtetasit/et e Bashkësisë evropiane BE /EFTA. Ata duhet të kenë banuar së paku 3 vjet pandërprerë në Zvicër me qëndrim të rregullt ligjor në Zvicër (lejë qëndrim të vlefshëm).
  • Shtetaset/it e shteteve të treta (jo BE/EFTA) me së paku 10 vjet banim të pandërprerë në Zvicër.

Për refugjat dhe të pranuar të përkohshëm vlejnë rregulla të veçanta.

Çfarë ndodh, nëse dikush shkon shpesh jashtë vendit?

Nëse një person, që merr përfitime shtesë (EL/PC), apo udhëton shpesh dhe për një kohë të gjatë.

  • Kushdo që më gjatë se 90 ditë është jashtë vendit, sipas rregullit humb të drejtën për EL/PC.
  • Qëndrimet afatshkurtër (pushimet) janë të lejuara, mirëpo duhet të dokumentohen qartas.
  • Vendbanimi në Zvicër duhet të jetë faktik dhe mbizotërues.

Detyrimi i lajmërimit

Ndërrimi i vendit të qëndrimit, p.sh. qëndrimet e gjata jashtë vendit, duhet të lajmërohen menjëherë në EL/PC.

Kush përfiton EL/PC, por jeton kryesisht jashtë vendit (edhe në rast të udhëtimeve të shpeshta në atdhe), bënë mashtrim përfitimi, që mund të ketë pasoja ligjore (kthimi të përfitimeve, kallëzim penal).

Kujdes për pikat e rëndësishme

Aplikuesit duhet të bëjnë me dije dhe me korrektësi të gjitha të ardhurat dhe pasurinë. Kontrolle të rregullta nga ana e autoriteteve (çdo vit). Gjithashtu kostoja e qirasë, premitë e sigurimeve shëndetësore dhe harxhimet mjekësore mund të merren parasysh.

Shkurtimisht

Të drejtë për shtesa: Personat me pension të pleqërisë dhe invaliditetit, me vendëbanim në Zvicër dhe me pak të ardhura.

Tüe huajt/huajat: Po, qëndrimi minimal në Zvicër  (3 ose 10 vite në varshmëri nga shteti i origjinës)

Qëndrimi jashtë vendit (Zvicrës):  Më së shumti 90 ditë në vit. përndryshe humbje e mbështetjes plotësese.

Detyrimi i lajmëimit: Po-Ndërrimi i vendit të banimit apo ndryshimi e gjendjes jetësore duhen lajmëruar menjëherë.