Anëtarët e Unia në Coop po bëhen gati për negociata mbi marrëveshjen e re kolektive të punës.
Anëtarët e Unia në Coop po bëhen gati për negociata mbi marrëveshjen e re kolektive të punës.
Punë
Anëtarët e Unia bëhen gati për bisedime

Sukses për Coop - tash është radha tek punëtorët

- Darinka Filipovic

Grupi i ndërmarrjes tregtare “Coop” ekonomikisht po ecën shumë mirë. Punonjësit e Coop realizuan 575 milionë fitim në vitin e kaluar. Kjo d.m.th. një rritje prej 2.13 për qind. Shitjet gjithashtu u rritën me 2.2 për qind.

 

Punonjësit kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në suksesin e Coop prej vitesh. Kjo është edhe më e rëndësishme të njihet, edhe për faktin se ata janë të ekspozuar ndaj presionit dhe stresit më të madh. Falë angazhimit të tyre të fortë sindikal, ata, në bisedimet e fundit për paga, arritën një rritje të rëndësishme pagash. Por, për anëtarët e Unia është e qartë: një hap përpara në një degë ekonomike e karakterizuar me paga të ulëta, nuk është fundi i linjës. Ekziston një nevojë urgjente për veprim dhe shumë hapësirë për përmirësim si në paga ashtu edhe në kushtet e punës. Viti financiar i suksesshëm tregon edhe një herë se Coop mund të përballojë të investojë në personel dhe kushte pune.

 

Rritja e fitimeve dhe e shitjeve (+2.13% dhe +2.2%), rritja në supermarkete dhe në coop.ch (+2.4%) si dhe zhvillimi pozitiv në dyqanet Coop City dhe në sektorin e ushqimit me porosi (Katering) tregojnë se Coop po shkon mirë ekonomikisht. Me rritje shtesë në kapital, Coop qëndron mbi - siç thonë ata - "themele të forta financiare".

 

Ditët e gjata të punës dhe puna në fundjavë janë në rend të ditës për shumë punonjës.

Ditët e gjata të punës dhe puna në fundjavë janë në rend të ditës për shumë punonjës. Unia dhe anëtarët e saj janë të përkushtuar të sigurojnë, që marrëveshja e re kolektive e punës, e cila do të negociohet në vitin 2025, të marrë parasysh këto sfida në Coop. Bilanci vjetor i komunikuar sot e bën të qartë: Coop ka hapësirë për përmirësime dhe ndryshime për të përmirësuar kushtet e punës - punonjësit më shumë se sa e meritojnë.

Së bashku për kushte të mira pune!

Bëhuni anëtar i Unia