Menschen freuen sich über die gewonnene Abstimmung
Politikë
Një Po e qartë për AHV/AVS x 13

Suksesi historik i sindikatave

- Marek Wieruszewski

Më 3 mars 2024, votuesit zviceranë miratuan me mbi 58 përqind nismën popullore «Për një jetë më të mirë në pleqëri » (iniciativa për pensionin e 13-të AHV-AVS). Është padyshim një sukses historik për sindikatat. Dhe një fitore e madhe e solidaritetit dhe drejtësisë sociale. Shumica e votuesve dhe e kantoneve e pranuan iniciativën e pensionit të 13-të të AHV-së me një shumicë çuditërisht të madhe. Në të njëjtën kohë, iniciativa e radikalëve të rinj për rritjen e moshës së pensionit u refuzua qartë. Për pensionistët do të thotë kjo kompensim për shtrenjtimin. Një hap drejt më shumë solidariteti për të gjithë popullatën. Nuk është vetëm simbolikisht shumë i rëndësishëm. Na jep shpresë për një ndryshim në perceptimin e shoqërisë.

Me 58.2% vota pro, rezultati ishte më i qartë se sa ishte parashikuar nga sondazhi i fundit. Kundërshtarët e nismës janë munduar me shumë para të investuare në fushatë, të frikësojnë popullin që të mos thotë po. Por mobilizimi i madh i sindikatave dha një kontribut vendimtar në suksesin e madh. Ne arritëm të mobilizojmë njerëzit që normalisht nuk shkojnë në votime. Nuk ishin vetëm sindikatat që bënë një punë të shkëlqyer. Për pensionin 13 luftuan edhe shumë aktiviste dhe aktivist sindikal krahas me njerëzit e përkushtuar nëpër shoqatat e migracionit.

Përpjekja e madhe ia vlejti

Sipas politologut Lukas Golder, në këto votime kishte dy ndjesi apo bujë: E para ishte një Po për pensionin e 13-të. E dyta është pjesëmarrja e lartë e lartë e njerëzve në votime. Ishte pjesëmarrja e nëntë më e lartë e votuesve që nga futja e të drejtës së votës së grave. Kur shohim rezultatin e votimit, del qartë se pjesa më e madhe e njerëzve që kanë të ardhura të larta kanë qenë kundër pensionit të 13-të, por ata me të ardhura të ulëta këtë herë i kanë tejkaluar dukshëm.

Përmirësim konkret për shumë pensionistë në nevojë

Nisma përmirëson ndjeshëm situatën e shumë pensionistëve. Tani duhet të zbatohet nga Parlamenti. Pensioni i 13-të i AHV-AVS së pritet të paguhet nga 1 janari 2026 dhe do të sjellë një rritje prej 8.33 për qind. Pra, pensioni më i ulët individual i pleqërisë nga AHV-AVS do të rritet me 1225 franga. Çiftet e martuara marrin deri në 3675 franga shtesë në vit në formën e një pensioni prej 13.

Ndryshimi simbolik në perceptimin e shoqërisë

Përveç përmirësimeve konkrete, suksesi i iniciativës jep shpresë se perceptimi i shoqërisë në Zvicër po ndryshon dalëngadalë. Është iniciativa e parë e solidaritetit social që pranohet në historinë e Zvicrës. “Rezultati është përparim i madh social për Zvicrën. Ajo krijon besim në të ardhmen e pensioneve të pleqërisë. Dhe kjo ndihmon luftën tonë për paga më të mira, për premi të përballueshme të sigurimit shëndetësor dhe kundër vjedhjes së pensioneve në shtyllën e dytë”, thotë kryetarja e Unia, Vania Alleva.

Një sukses i rëndësishëm për sindikatat

I rëndësishëm ishte edhe refuzimi i qartë i nismës së pensioneve të Liberalëve të Rinj. Vetëm 25.3% u shprehen pro rritjes së moshës së pensionit. Nga këndvështrimi i sindikatës, refuzimi i qartë është një sukses i madh. Argumentet tona arritën dhe bindën njerëzit, të cilët politikisht janë pjesë e borgjezisë. Ky rezultat është gjithashtu një shenjë e qartë kundër shkurtimeve të mëtejshme sociale në sigurimin e pensioneve dhe përkeqësimit të pensioneve.