Shumica borgjeze e Komisionit për Siguri Sociale dhe Shëndetësi të Këshillit të Shteteve kërkon një diktat federal për paga urie dhe synon ta kthejë të dielën në një ditë të zakonshme pune. Punëmarrësit duhet të punojnë 17 orë në ditë, 7 ditë të javës, dhe mundësisht me paga që janë nën minimumin e jetesës. Sindikatat paralajmërojnë të luftojnë këto përkeqësime me referendum.
Në sesionin e pranverës, Dhoma e Kantoneve do të merret sërish me mocionet përkatëse. Komisioni i tij përgjegjës po tregon vendosmëri të egër për të ulur pagat minimale kantonale të miratuara nga populli dhe për t'i detyruar punonjësit të punojnë të dielave, madje për më pak para: kush punon më shumë se gjashtë të diela në vit, nuk do të marrë më shtesën prej 50 për qind. Megjithatë, as populli nuk e dëshiron këtë. Sindikatat kanë fituar mbi dy të tretat e votimeve kundër tentativave për zgjatjen e orarit të hapjes të dyqaneve. Dhe në shumë kantone, shitjet shtesë të së dielës, që janë tashmë të mundshme, nuk shfrytëzohen, sepse ato dështojnë te konsumatorët. Në qytetin e Bernës, bizneset ideologjike morën një goditje të fortë vitin e kaluar: zgjatja e detyruar e orarit të hapjes të së shtunës dështoi, sepse konzumatorët nuk kishin nevojë për këtë. Tashmë ato janë shfuqizuar përsëri. Megjithatë, blerjet "non-stop" mbeten një ide fikse e partive të djathta. Ata nuk mbushen mend as nga faktet.
Më shumë se mbrojtja e shëndetit të punonjësve, punëdhënësit i shqetëson ideja se në Zvicër paga për një punë 100-përqindëshe duhet të mjaftojë për të jetuar. Prandaj, ata i luftojnë në të gjitha frontet pagat minimale që sigurojnë jetesën. Sepse, siç tha në mars 2025 drejtori i punëdhënësve Roland A. Müller para komisionit ekonomik të Këshillit Kombëtar: Një pagë që siguron jetesën "nuk është detyrë e punëdhënësve". Dhe: "Diku ka një kufi. Aty më pas duhet të ndërhyjë ndihma sociale." Ky është një tallje e pastër për parukieret, punonjësit e gastronomisë, pastrueset dhe të gjithë të tjerët që duhet të punojnë rëndë për paga të mjerueshme urie dhe përsëri nuk ia dalin dot mbanë.
Pyetja e madhe mbetet: A do të vijë në vete koalicioni i pagave të mjerueshme, apo vërtet duan pikërisht përfaqësuesit e kantoneve të zhvlerësojnë vendimet demokratike në kantonet e tyre me një diktat qëndrorë? Një gjë është e qartë që tani: Nëse edhe përfaqësuesit në Dhomën e Kantoneve i thotë "Po" diktatit federal për pagave të urisë, populli, nëpërmjet referendumit, do të ketë fjalën e fundit.
(e përpunuar dhe përshtatur, Clemens Studer, Work, 17.02.2026)