Për çdo vit, 500 gra shtatzëna përjashtohen nga pagesa e mëditjeve të papunësisë. Kjo ka pasoja ekzistenciale për të prekurat dhe familjet e tyre: Ent social në vend të pushimit të lehonisë.
Gratë shtatzëna të papuna që sëmuren humbasin të drejtën e tyre për përfitime papunësie pas 30 ditësh. Edhe nëse prej vitesh kanë paguar kontributet e sigurimit të papunësisë. Akoma më keq, ato gjithashtu mund të përjashtohen nga pagesat e mëditjeve të papunësisë dhe më pas të humbasin edhe të drejtën e kompensimit të lehonisë. Kjo në vit prek rreth 500 gra. Për shumë nga to domethënë: Drejt e në ent social. Kjo bezdi mund të mënjanohet me përshtatje minimale në ligjin e sigurimit të papunësisë për koston në rangun e ulët promilësh.
Asnjë njëri i arsyeshëm nuk mund të jetë kundër kësaj. Shumica borgjeze në Komisionin Social të Këshillit të Shteteve e bën këtë. Ai votoi 7 me 5 dhe 1 abstenim kundër një mocioni përkatës nga senatorja Këshillit të Shteteve të Partisë Socialiste të Bernës, Flavia Wasserfallen. Nëse supozojmë – me pak guxim – se anëtarët e Komisionit nga partitë përparimtare votuan unanimisht në favor të shtatzënave, të paktën një person nga partitë borgjeze dhe të krahut të djathtë u angazhua në favor të nënave shtatzëna të sëmura dhe të papunë, dhe një tjetër ishte i pavendosur. Një fakt jo aq i këndshëm: Nëse përfaqësuesit e partisë së vetëshpallur familjare (të mesit) do ta kishin mbështetur unanimisht iniciativën, rezultati do të kishte qenë ndryshe. Por me sa duket, shumica e delegacionit të qendrës së djathtë në Këshillin e Shteteve, edhe në një ditë festë të Shën Marisë, i jep përparësi radikalizmit të tregut mbi solidaritetin: Refuzim për nënat shtatzëna në ditën e ngjitjes së Marisë në qiell.
Arsyetimi i plotë i shumicës së Komisionit: "Komisioni konsideron se ligji aktual tashmë i mbulon në mënyrë të mjaftueshme ndërprerjet e punës që lidhen me shtatzëninë dhe se ekziston gjithashtu mundësia e zbatimit të zgjidhjeve specifike për sektorin ose ndërmarrjen për të nxitur integrimin profesional të grave shtatzëna." Përmbledhur: nuk ka asnjë problem. Dhe nëse ka, punëdhënësit do ta zgjidhin atë. Natyrisht ata nuk e bëjnë këtë. Bashkimi i Sindikatave të Zvicrës (SGB/USS) thotë për vendimin e Komisionit: “Veçanërisht cinike në lidhje me këtë është se politikanët kërkojnë rregullisht që gratë të kenë një shkallë më të lartë lindjeje dhe më shumë punësim. Mirëpo atyre u mohohet edhe mbrojtja minimale.”