Punë
Industria Neto Zero

Trajnime për dekarbonizimin e industrisë

- Moritz Bischof

Kriza klimatike na prek të gjithëve. Dhe ajo tashmë është plotësisht e pranishme: në vitin 2024, kufiri prej 1.5 gradësh u kalua për herë të parë gjatë një viti të plotë. Në të njëjtin vit, 13 persona humbën jetën në Zvicër si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut (murgave) në Ticino dhe Valis.

E megjithatë, nxjerrja e lëndëve djegëse fosile vazhdon të nxitet. Por është e qartë se nuk mund të vazhdohet kështu dhe se çdo fushë e jetës sonë duhet të dekarbonizohet – kjo është jashtëzakonisht qendrore edhe në industri.
Ky është momenti ku ndërhyn projekti «Industria Neto Zero»: Për të punuar në mënyrë më ekologjike, ndërmarrjet duhet t'i përdorin burimet me më shumë efikasitet dhe të reduktojnë emetimet e tyre të dyoksidit të karbonit CO2. Gjatë rindërtimit ekologjik të industrisë MEM (Makinave, Elektro dhe Metalit), është e rëndësishme që vendet e punës të ruhen ose të krijohen të reja. Punëmarrësit duhet të kenë mundësi të përfshihen në këtë proces.

Mbi vendimmarrjen dhe rritjen e njohurive

Projekti përcjell njohuritë e nevojshme për bashkëvendosjen në çështjet mjedisore, e cila është e parashikuar në Kontratën Kolektive të Punës të industrisë së makinave, elektro dhe metalit (GAV/CC MEM). Ky transferim i njohurive realizohet përmes trajnimeve online ose me prani fizike. Gjatë vitit të kaluar u shpjeguan fillimisht ndërlidhjet globale të krizës klimatike, më pas u trajtua kuadri ligjor në Zvicër, si dhe siguria e energjisë dhe ekonomia qarkulluese. Të gjitha trajnimet e deritanishme janë regjistruar dhe mund të ndiqen në faqen e internetit të projektit.
Trajnimet e këtij viti filluan me një moment të veçantë: Projekti pati nderin të mirëpresë punonjës dhe studiues të kooperativës industriale «Collettivo di Fabbrica GKN» nga Firenca, të cilët treguan për përvojën e tyre të jashtëzakonshme në luftën sindikale. Aty ku dikur prodhoheshin boshte lëvizëse për makina sportive, në të ardhmen pritet të prodhohen biçikleta elektrike ngarkese dhe module solare. Kjo u bë e mundur përmes pushtimit të vazhdueshëm të fabrikës (e cila kërcënohej me mbyllje) nga ana e punonjësve. Gjatë këtij pushtimi, ata hartuan një plan riindustrializimi së bashku me shkencëtarë.

Përdorimi i produktit është gjithashtu tema e trajnimit të parë brenda një ndërmarrjeje: Të enjten, më 2 korrik, projekti do të jetë për vizitë te Stadler Rail AG dhe pjesëmarrësit e trajnimit do të mësojnë më shumë rreth mundësive alternative të lëvizjes për trena të bazuar në bateri ose hidrogjen, si dhe do të mund të admirojnë një tren me hidrogjen direkt në prodhim.
 

Moritz Bischof, është sekretar sindikal, përgjegjës për projektin

Regjistrimi mund të bëhet përmes faqes së internetit të projektit: Industrie netto null – Schulungen in der MEM-Industrie (për regjistrimet e trajnimeve dhe regjistrimin për trajnimet e ardhshme)

Burimet:
WMO konfirmon vitin 2024 si vitin më të ngrohtë të regjistruar, rreth 1.55°C mbi nivelin para-industrial 
Stuhitë 2024: shumë viktima dhe kosto të larta