Më 19 tetor 2024 u organizua nga IntergaS (Swiss-Ukrainian Platform) një forum mbi integrimin në punë të personave me status mbrojtës S. Përfaqësues të kantonit, të SEM, MPJ, përfaqësues të ekonomisë si dhe sindikata Unia diskutuan mbi perspektivat, mundësitë dhe sfidat, të cilat qëndrojnë para personave me status S.
Njerëzit, të cilët e kanë lënë Ukrainën pas shpërthimit të luftës, kanë të drejtë që të punojnë menjëherë. Për këtë kanë nevojë për një leje. Tani për tani janë 26 përqind që punojnë. Federata donë, që deri në fund të vitit 40 përqind e ukrainas:eve të aftë për punë të kenë një vend pune, nga i cili do të mund të jetojnë. Problemet më të mëdha ukrainasve u dalin si pengesë pengesat e njëjta sikur edhe migrantëve tjerë. Mosnjohja e diplomave dhe përvoja profesionale, gjuha, statusi i pasigurt i qëndrimit. Kjo qon në atë, që shumica kanë probleme të gjejnë një vend pune dhe shpesh punojnë nën kualifikimet e tyre.
Personat, të cilët kanë hyrë së fundi dhe ende nuk zotërojnë gjuhën mirë janë shpesh të pasigurt dhe kanë nevojë për informacione, si fjala bie mbi tregun e punës, të drejtat e tyre, mbi pagat, pushimet etj. Njerëzit e painformuar përjetojnë shpesh kushte të këqija pune dhe u nënshtrohen dumpingut në paga. Në raste të tilla mund të ndihmojnë sindikatat. Pos tjerash të prekurve u ofrojnë hapësirë për shkëmbim dhe nxisin mësimin e gjuhës si dhe trajnime të mëtejme. Hilmi Gashi, drejtues i grupit të interesit të migracionit në Unia, i inkurajoj pjesëmarrësit që të rrjetëzohen, të angazhohen dhe nëse e mundur të punojnë zhvillimin personal. Pos kësaj ai i këshillojë ata që të angazhohen vullnetarisht dhe të anëtarësohen një sindikate të profesionit të tyre. Unia është e hapur për ta dhe i bëhet qejfi që ata ti pranojë si anëtarë në radhët e veta.