Hendeku i pagave në ndërmarrjet më të mëdha zvicerane po zgjerohet më tej. Këtë e tregon një studim i Unia mbi hendekun e pagave. Përderisa kostoja e jetesës i përpinë pagat e ulëta dhe të mesme, pagat e larta rriten më tej dhe aksionarët përfitojnë nga shpërndarja në lartësi miliardash.
Pabarazia në ndërmarrjet më të mëdha zvicerane është duke u rritur. Me 2023 pagat e larta u ngritën më tej. Pesë drejtorë të përgjithshëm (CEO) fituan deri edhe më shumë se sa 10 milion franga. Në krye të tyre është CEO-Novatris Vasant Narasimhan me 16,2 milion franga - gati dyfish më shumë se sa me 2022. Në vend të dytë vjen shefi i UBS Sergio Ermotti: për nëntë muaj punë ai morri 14,4 milion franga. E përllogaritur përafërsisht përgjatë një viti, kjo i bie hiç më pak se 19.2 milionë franga gjigante.
Mesatarisht hendeku i pagave është zgjeruar, raporti mes pagës më të lartë dhe asaj më të ulët në një ndërmarrje, në të 36 korporatat zvicerane nga 1:139 në vitin 2022 në 1:143 në vitin 2023. UBS pasqyron hendekun më të madh të pagave. Ermotti fitoi 267-herë më shumë se një punonjës:e me pagën më të ulët të mundshme. Ky person duhet të punojë 267 vite, për të fituar aq shumë sa Ermotti ka fituar vetëm në vitin 2023.
Aksionarët përfituan përsëri nga shpërndarja në lartësi miliardash. Ndërmarrjet e mëdha zvicerane kanë shpërndanë gjithsej 45 miliarda franga dividende në vitin 2023. Veçanërisht shumë kanë përfituar aksionarët e Roche, Nestlé, Novatris dhe Zürich Insurance. Kjo tregon, që ndërmarrjet posedojnë para më shumë se sa mjaftueshëm, për të ngritur pagat për të gjithë punonjësit.
Gjithçka po shtrenjtohet: Çmimet, qiratë, premitë e sigurimit shëndetësor: Pagat nuk kanë ecur krah për krah me këtë zhvillim. Prandaj, shumica e njerëzve sot nuk kanë më shumë para në dispozicion se sa kishin në vitin 2016. Përveç top-fituesve: pagat e të cilëve përtej përshtatjes me shtrenjtimin janë rritur edhe më shumë. Kjo tregon se barazia është duke u rritur jo vetëm tek ndërmarrjet e mëdha të Zvicrës, por në të gjithë Zvicrën - dhe kjo ka disa vite. Për të ndalur këtë zhvillim, domosdo nevojitet përsëri rritje pagash për të gjithë!
Autorja Noémie Zurlinden është ekonomiste e Unia