[Translate to Shqip:]
[Translate to Shqip:]
Punë
Politikë
E drejta për 8 javë pushime për shegertë!

Detyrimi ynë sot: Mbrojtja e kuadrove të nesërme

- Nivalda Still

Më shumë se gjysma e praktikantëve vuajnë nga stresi, dhe çdo i katërti e ndërprenë arsimimi para kohe. Unia, Bashkimi i Sindikatave të Zvicrës (BSZ) si dhe aktorë tjerë të aftësimit profesional dhe vet shegertët kërkojnë tani bashkërisht 8 javë pushime në vit. Qëllimi: Shëndeti, motivacioni dhe atraktiviteti i zejes të përmirësohet - dhe përfundimisht t'i jepet fund trajtimi i pabarabartë karshi gjimnazistëve.

Aftësimi profesional nën presion

Shegertët punojnë shumë. shpesh nën presion të rritur – pushimi shpesh çalon prapa. Një anketë e zhvilluar nga Unia tregon: Mbi gjysma e shegertëve vuajnë nën stres dhe rraskapitje. Një në katër e ndërpret praktikën profesionale para kohe.

Trajtim i pabarabartë dhe jo korrekt

Përderisa gjimnazistët kanë 13 javë pushime në vit, shegertët duhet të mjaftohen vetëm me 5 javë Ky trajtim i pabarabartë është i padrejtë dhe e bënë aftësimin profesional më pak atraktiv.

Zëra mbresëlënës

Mehdiu, shegert në profesionin e llamarinë punuesit, tregon: "Si shegert në ndërtimtari unë mendoj, që me punën e rëndë fizike, parasëgjithash jashtë (në shi, acar, vapë), 8 javë pushime janë me rëndësi enorme, për të pushuar dhe për të marrë veten më mirë nga kushtet e rënda."

Félicia Fasel, sekretare nacionale për rini tek Unia, plotëson: "Shegertët janë e ardhmja e shoqërisë sonë. Që ata nesër të janë plotë energji dhe motivacion, ata kanë nevojë sot për kohë, që të pushojnë dhe të mësojnë. 8 javë pushime janë minimumi absolut, që ata e meritojnë."

Investim që ia vlen

Aftësimi dual profesional është një shtyllë e qëndrueshme e ekonomisë sonë. Është fitimprurëse për ndërmarrjet – me një fitim mesatar neto prej mbi 3000 frangash për marrëdhënie të praktikës dhe vit. 8 javë pushime për shegertë janë pra një investim në shëndetin e tyre fizik dhe mendor - si dhe në cilësinë e arsimimit profesional.

Aleancë e gjerë për ndryshim

Një aleancë nga Unia, BSZ, aktorë nga arsimimi profesional dhe vet shegertët, kërkon nga Qeveria Federale, që tani të veprojë. Së bashku ne bëjmë që zëri i shegertëve të dëgjohet: 8 javë pushime - tani!

Ju lutem nënshkruajeni petitionin këtu:

Gjermanisht: https://unia.ch/de/schwerpunkte/lernende/8-wochen-ferien

Frängjisht: https://unia.ch/fr/points-forts/apprenti-e-s/8-semaines-de-vacances