Ilustrimi: Hilmi Gashi
Ndërkombëtare
Politikë

Vazhdimi i negociatave, ruajtja e vendeve të punës

- Marek Wieruszewski

Administrata e Donald Trump vendosi tarifa importi prej 39 për qind për mallrat zvicerane. Për shumë kompani, kjo ishte një tronditje. Komentet ishin të qarta: një katastrofë, një skenar i tmerrit, një mur tarifor. Dhe një dështim nga ministrja e financave e Partisë Liberale (FDP). Cilat do të jenë pasojat për ekonominë zvicerane dhe punëtorët?

Tarifat e SHBA-së përbëjnë një barrë të rëndë për ekonominë zvicerane. Situata përkeqësohet edhe më shumë nga fakti se Zvicra nuk tarifon produktet e veta industriale. Pasojat afatgjata do të varen nga kohëzgjatja e tarifave dhe suksesi i negociatave në vazhdim. Partia Socialdemokrate e Zvicrës ka paraqitur kërkesa të qarta: Ekzekutivi  i Zvicrë, pra Këshilli Federal duhet të veprojë në përputhje të ngushtë me qëndrimin e BE-së. Ai nuk duhet të bjerë në strategjinë e UDC / SVP-së, e cila përpiqet të afrohet me Trumpin dhe ta paraqesë Zvicrën si tradhtare të Evropës. Edhe Bashkimi i Sindikatave e vë Këshillin Federal përpara përgjegjësisë. Unioni Sindikal i Zvicrës kërkon që Këshilli Federal të vazhdojë politikën e tij aktive për të gjetur një zgjidhje. Për të ruajtur vendet e punës në industri, instrumenti i punës së shkurtuar është i rëndësishëm. Zgjatja e planifikuar e periudhës së punës së shkurtuar në 24 muaj, e cila është propozuar tashmë në parlament me nismën e partnerëve socialë të industrisë, është shumë e dobishme për ruajtjen e vendeve të punës. Këshilli Federal duhet ta mbështesë këtë masë. Federata dhe kantonet duhet të trajtojnë me mirëkuptim kërkesat për punë të shkurtuar nga kompanitë.

Strategjia anti-evropiane

Ministrja  e Financave dhe njëkohësisht edhe kryetare e radhës së Zvicrës, Karin Keller Suter akuzohet se ka negociuar një marrëveshje të veçantë tarifore me SHBA-në. Rezultati: Zvicra ka tarifa shumë më të larta se BE-ja. Duket se distancimi nga BE-ja e ka futur Zvicrën në një ngërç të politikës tregtare. Vetëm pesë vende janë në një pozitë më të keqe se Zvicra. Me tarifat më të larta përballen Brazili dhe India.

Cilat sektorë janë të prekur

SHBA është një partner i rëndësishëm tregtar për Zvicrën. Pjesa e eksporteve totale ishte pothuajse 19%. Të prekura janë veçanërisht sektorët si ora, makineritë dhe ushqimet. Këto sektorë duhet të gjejnë tregje të reja dhe zinxhirë të rinj furnizimi. Zvicra po negocion me SHBA-në për një zgjidhje, dhe negociatat pritet të përfundojnë deri në fund të tetorit.
Për të zbutur pasojat për kompanitë dhe punëtorët e prekur në ndërkohë, Këshilli Federal mbështetet kryesisht në një masë që ka funksionuar në krizat e mëparshme: puna e shkurtuar. Kompanitë duhet të tregojnë në mënyrë të detajuar se si tarifat e SHBA-së ndikojnë në porositë e tyre dhe pse është e paevitueshme mungesa e punës.