Shoqëri
Migracion
Pa migracion nuk ka Zvicër

Vëllim i ri me studime mbi mitet, faktet dhe perspektivat e migracionit

- Anne-Sophie Zbinden

Një libër i ri hedh poshtë mitet mbi migracionin, të cilat në Zvicër janë rrënjosur thellë deri në mes të shoqërisë. Ai tregon rrugë të reja: larg politikës së SVP/UDC-së me "cjap turpi" dhe drejt zgjidhjeve reale.

Pothuajse asnjë vend tjetër nuk ka përfituar aq shumë nga migracioni përgjatë shekujve sa Zvicra: Swatch, Rolex, Ovomaltine? Pa migracion, këto marka krenare zvicerane nuk do të ekzistonin. Vepra e shekullit në Gotthard? E pamundur pa migracionin, si sot, ashtu edhe dikur. Sportet malore? Nuk u shpikën nga zviceranët. Kjo listë mund të vazhdonte pafund deri në ditët e sotme. Migracioni është pjesë e historisë, e së tashmes dhe e së ardhmes. Këtij fakti i kushtohet vëllimi i ri "Zvicra, vend migracioni. Mitet, realitetet dhe perspektivat", botuar nga Pascal Zwicky. Migracioni nuk shihet as si gjendje e jashtëzakonshme dhe as si "ëndërrim shumë-kulturor", por si një realitet shoqëror, trajtimi i të cilit vendos nëse një shoqëri është e gatshme të mbrojë demokracinë. Pesë mite të së djathtës nën thjerrëz:

Miti i "mbizotërimit nga të huajt" (Überfremdung-Tëhuajsimi)

Partitë e djathta si SVP/UDC-ja e formësojnë narrativën mbi migracionin duke nxitur frikë dhe duke paraqitur zgjidhje të thjeshta. Politologu Philipp Lutz shkruan se trajtimi politik i migracionit thotë shpesh më shumë për imazhin dhe frikën e vetë shoqërisë sesa për migracionin. Vendimtar këtu është përjashtimi i "të tjerëve", pra migrantëve. Por kush është "Ne-ja"? Për SVP/UDC-në, ky është zvicerani "origjinal" me ushtë në dorë, që mbron një idil rural kundër çdo gjëje të huaj. Një "figurë fantazie" e qartë, siç shkruan ish-politikanja Sanija Ameti. Në fakt, "Ne-ja" në Zvicër ka qenë gjithmonë pluraliste, sepse Zvicra nuk ka gjuhë, fe apo kulturë të përbashkët unike. Se e djathta synon ndarjen e shoqërisë, e tregon krijimi i termit tëhuajsim "Überfremdung": Në vitin 1900, kur u përmend për herë të parë, përqindja e të huajve ishte vetëm 12 përqind.

Miti se migracioni është fajtor për bllokimet dhe mbingarkesën në trafik

Bllokimet dhe trenat plot me njerëz janë fakte, por kjo ka të bëjë me dështimet strukturore dhe politike. Nuk është arritur të kalohet mobiliteti nga komunikacioni individual pra makina te transporti publik. Presidentja e të Gjelbërve, Lisa Mazzone, shkruan se jashtë orëve të pikut (kur njerëzit shkojnë në shkollë, punë) trenat janë kryesisht bosh. Gjithashtu, kostoja e udhëtimit me makinë ka rënë (duke llogaritur inflacionin), ndërsa çmimet e biletave të transportit publik, sidomos trenave janë rritur vazhdimisht.

Miti i migracionit si shkak për "betonimin" e Zvicrës

Mazzone argumenton: Sipërfaqja e ndërtuar është rritur pesëfish që nga Lufta e Parë Botërore, ndërsa popullsia vetëm është dyfishuar. Betonimi rritet shumë më shpejt se popullsia. Problem është konsumi mesatar i hapësirës për person: nga 34 m² në vitin 1980, në 44 m² në vitin 2000. Interesante: UDC/SVP-ja e ka luftuar ashpër rishikimin e Ligjit për Planifikimin Hapësinor, i cili synonte ndërtimin e dendur brenda zonave ekzistuese

Miti i migracionit si shkak i dhunës ndaj grave

Në Zvicër, 95 përqind e vrasjeve të grave (femicidet) kryhen nga burrat – shpesh në kontekst partneriteti. Autorët Miriam Suter dhe Natalia Widla shkruajnë se ajo që i bashkon autorët nuk është kombësia, por imazhi i tyre për rolet gjinore dhe nevoja për pushtet e kontroll. Kush e thjeshton dhunën ndaj grave si "problem i cili vjen nga të huajt ", pengon kërkimin për zgjidhje reale. Femicidet ndodhin në mes të shoqërisë, jo në periferi.

Mythos Asylchaos

Miti i kaosit të azilit
Balthasar Glättli shkruan se pretendimi i të djathtës për "tre të katërtat refugjatë të rremë" është mashtrim. Vendimtare është "kuota e mbrojtjes" (azili dhe pranimi i përkohshëm bashkë). Kjo kuotë nga viti 2014 deri në 2023 ishte mesatarisht 7 përqind. Kjo tregon qartë: vijnë pak njerëz, dhe vijnë ata që vërtet kanë nevojë për mbrojtje.

Informacione mbi librin:

  • Titulli: Migrationsland Schweiz. Mythen, Realitäten und Perspektiven.
  • Botues: Sanija Ameti, Lisa Mazzone, Nadja Mosimann, Cédric Wermuth, Pascal Zwicky.
  • Promovimi: Cyrih, 20 maj, ora 19:00, Zentralwäscherei.

Shtesë për ty:

Dëshiron të shkarkosh PDF-në e librit për të lexuar shkrimet e përmendura në detaje

Das Buch kann hier als PDF heruntergeladen werden: 2026_DN_Migrationsland-Schweiz.pdf

Anne-Sophie Zbinden ështe redaktore udhëheqëse e Workzeitung