Së bashku me anëtarët e saj Unia lufton për drejtësi sociale dhe kushte më të mira të punës. Politikisht Unia angazhohet për pensione më të mira, të drejta të migrnat: eve, kundër racizmit dhe diskriminimit dhe për shumëçka tjetër. Anëtarësimi në Unia ia vlen për arsye të ndryshme. Në vijim disa nga argumentet më të rëndësishme.
Unia lufton për ju dhe me ju për kushte më të mira pune. Tek bisedimet për KKP me punëdhënës: et ajo gjithmonë është në anën e juaj dhe në çështjen e kushteve të punës dhe pagave korrekte nxjerrë të mirat më të mundshme për ju. Vetëm nëse shumë punëmarrës janë anëtarë të Unia, do të ketë Kontrata të mira Kolektive të Punës.
Unia është krahu juaj i fortë në të gjitha fushat politike: Ajo organizon greva, angazhohet me bartës: et e vendimeve në tryezën e bisedimeve, shkruan manifeste dhe përdorë referendume, duke u kujdes që në parlamentin federal të mos harrohen asnjëherë interesat e punëmarrësve
Si anëtar: e në Unia përfitoni nga këshillimi falas tek problemet, të cilat prekin punën, të drejtën e qëndrimit apo pensionin tuaj. A doni të kundërshtoni një dorëheqje, keni marrë një dokument, që është shkruar në një gjuhë të komplikuar profesionale, jeni viktimë e bullizmit apo ngacmimit seksual ose racizmit në vendin e punës? Këshilltar: et e Unia nëpër regjione janë të lumtur t'ju ndihmojnë më tej. Nga viti në vit Unia arrin të nxjerrë nga gjyqit apo në tryezën e bisedimeve kompensime në vlera milionëshe.
Si anëtar: e në Unia jeni gjithmonë të informuar mirë: Ju merrni rregullisht gazetat e Unia: work, L'Evénement syndical dhe Area përmes postës apo internetit (online). Unia informon gjithashtu në 6 gjuhë migrimi përmes revistës online "Horizonte".
Ju doni të zhvilloheni më tej dhe të pasuroheni me mësime të reja? Unia ofron kurse gjuhësore dhe trajnime e arsimime të mëtejme specifike profesionale. Tek trajnimet me orientim profesional anëtarëve të vet Unia ua paguan 50 përqind të kostove të kursit (maksimal 750 franga në vit) – këtu përfshihen edhe kurset gjuhësore për migrantet e migrantët.www.movendo.ch.
Mirësevini në Grupet e Interesit!
Dëshironi të jeni më në Unia? Atëherë mund të angazhoheni, për shembull, në njërën nga katër grupet e interesit (GI):
GI i migracionit Anëtarët e migracionit nëpër regione dhe nivel nacional diskutojnë rregullisht përvojat dhe kërkesat e tyre politike në lidhje me botën e punës dhe më gjerë. Çdo vit ata hartojnë një program pune me zgjidhje për problemet me të cilat përballen migrantët në jetën dhe punën e tyre të përditshme. Në qendër të angazhimeve janë zhvillimet e ndërlidhura me ligjet për të huajt, natyralizimi, të drejtat themelore dhe luftimi i racizmit dhe diskriminimit.
GI i grave Në GI Gratë, anëtaret e gjinisë femërore nga të gjitha profesionet angazhohen për paga të barabarta, pajtueshmërinë mes familjes dhe punës dhe shanse të barabarta. Në varësi të rajonit, ekziston një program i veçantë për gratë, për shembull shëtitje të përbashkëta ose kurse në mbrëmje.
GI i të rinjve Në grupin e të rinjve, nxënësit dhe punonjësit e rinj diskutojnë së bashku për temat, si kushte më të mira pune, për një lëvizje të fortë punëtorësh, kundër papunësisë së të rinjve dhe kundër racizmit. IG organizon rregullisht takime ndërkombëtare rinore, kampe skijimi dhe shëtitje të përbashkëta.
GI i pensionistëve Në grupin e interesit të pensionistëve të Unia, pensionistët bashkohen në grupe rajonale për të ruajtur cilësinë e jetës në moshën e daljes në pension. Solidariteti midis brezave është një shqetësim qendror i këtij grupi të interesit.