Ekonomisti Daniel Lampart: «Pjesa dërmuese e eksporteve zvicërane nuk janë të prekura nga tarifat.» (Foto: Yoshiko Kusano)
Punë
Ndërkombëtare
Politikë
Tarifat e larta tronditën botën

"Ato që na nevojiten janë pagat e mira, kushtet e mira të punës dhe trajnime të mira"

- Emine Sariaslan

Tarifat e larta të njoftuara nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump më 2 prill dhe që hynë në fuqi më 9 prill brenda një jave kanë çuar në zhvillime dhe diskutime tronditëse në të gjithë botën. Tregjet e aksioneve po dridhen dhe pasojat për ekonominë globale janë të paparashikueshme. Work pyeti krye-ekonomistin e SGB Daniel Lampart më 8 prill se çfarë do të thotë ky zhvillim për pagamarrësit në Zvicër. Në kemi përmbledhur për ju intervistën.

Politika doganore e SHBA-ve nën Donald Trump sjell shumë pasiguri dhe destabilizim. Pas paralajmrimit të tarifave doganore, tregjet e aksioneve po dridhen dhe pasojat për ekonominë globale janë të paparashikueshme. Disa ditë më vonë, ai u tërhoq dhe pezulloi disa tarifa që sapo kishin hyrë në fuqi për 90 ditë. Një tarifë universale prej 10 përqind duhet të vlejë gjatë pushimit. Ajo që e bëri Trump të dorëzohej ishte inflacioni, rreziku i stagnimit ekonomik dhe shitja e shpejtë e huave shtetërore 10-vjeçare të qeverisë amerikane. Sipas Lampart për disa sektor do të bëhet më e vështirë. Ai thotë si në vijim: Deri më tani*, një pjesë e madhe e eksporteve zvicerane nuk i nënshtrohen fare detyrimeve doganore ose vetëm minimalisht. Për shembull farmacia. Kjo nuk është hera e parë që administrata Trump të shtrëngojë tarifat. Qysh më 2018 importet nga Kina janë rënduar shumë. Ne e dimë që nga ajo kohë se tarifat e eksportit nuk paguheshin nga ndërmarrjet kineze, por nga konsumatorët amerikanë dhe shitësit amerikanë me pakicë - përmes çmimeve më të larta dhe kufijtë (marzhe) më të ulët. Eksportuesit zviceranë sigurisht që kanë një pozicion më të mirë në treg sesa ndërmarrjet kineze, të cilat eksportuan parasëgjithash produkte të lira në SHBA. Andaj, nisur nga kjo unë supozoj se një pjesë e madhe e këtyre tarifave doganore - nëse ato vijnë fare dhe në formën që është shpallur tani - mund të kalohen më tej. Kjo është negative për popullsinë në SHBA dhe sigurisht që do të dobësojë deri diku kërkesën globale, por për punëmarrësit në Zvicër në asnjë rast nuk është problemi më i madh i 20 viteve të fundit. Ky spastrim tarifor nga Trump është kryesisht një problem për njerëzit në SHBA. Shkurt: Politika tarifore e SHBA nën Trump po dëmton popullsinë e saj.

A kërcënon një krize të re?

Tregjet e aksioneve po bien në të gjithë botën dhe shumë qeveri dhe banka kombëtare kanë kaluar në modalitetin e krizës. Lampart shpjegon këtë si vijon: Tregjet financiare janë veçanërisht të tronditura nga fakti që politikanët po injorojnë interesat e korporatave të mëdha në të gjithë botën. Përveç tarifave, ekonomistët amerikanë që këshillojnë Trumpin kanë plane të tjera që shkojnë shumë përtej asaj që kemi parë deri më tani në aspektin e politikës ekonomike. Për shembull, ideja e shpronësimit të pjesshëm të investitorëve në SHBA me qëllim dobësimin e dollarit. Kjo i bën investitorët nervozë. Punëmarrësit nuk kanë nevojë të infektohen nga kjo. Për punëmarrësit në Zvicër, franga zvicerane është e rëndësishme. Fatkeqësisht, vlera e frangut është rritur në ditët e fundit. Është plotësisht e qartë se Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) duhet të kujdeset që ne të kemi një kurs këmbimi korrekt. Kjo do të thotë më shumë zhvlerësim sesa rritje e vlerës. Krahas zgjatjes së punës me kohë të shkurtër, kjo masë është sigurisht qendrore. Dhe pastaj Qeveria Federale do të duhet të shohë nëse është fare i mundur një mirëkuptim i arsyeshëm me këtë qeveri amerikane.

Reagimi i shoqatave të punëdhënësve dhe partive të djathta

Shoqatat e punëdhënësve dhe partitë borgjeze, si reagim ndaj Trumpit, tani po bëjnë thirrje për ulje të taksave dhe çrregullim të mëtejshëm. Apo deri edhe hyrjen në fuqi të pensionit të 13-të të AHV/AVS ta shtyjmë. Lampart e konsideron këtë si marrëzi. Politika më e mirë industriale dhe ekonomike është ajo që investon në punëmarrës. Të gjitha masat që përkeqësojnë gjendjen e punëmarrësve nuk i shërbejnë qëllimit.. Pasi: Ato që na nevojiten janë pagat e mira, kushtet e mira të punës dhe trajnime të mira. Kjo nuk është diçka e re, por prapëseprapë vlen – me ose pa Trumpin, thotë Lampart.

Rritje pagash, trajnim të mirë

Ndër shumë të tjera, Trump akuzon vendet e tjera të industrializuara se i mbajnë pagat e punëtorëve të tyre të ulëta në mënyrë që të jenë në gjendje të eksportojnë në SHBA me çmime më të ulëta. Faktikisht, ka nevojë për veprim kur bëhet fjalë për kalimin e përfitimeve të produktivitetit tek punonjësit, pra pagat. Me ç' rast ai në SHBA është më i madh se në Zvicër. Për shembull, pagat reale në industrinë e automobilave në SHBA janë 20 për qind më të ulëta sot sesa ishin 20 vjet më parë. Por edhe situata në Zvicër po bëhet gjithnjë e më shqetësuese. Pagat reale në industrinë e makinerive fjala bie ka vite që stagnojnë. Sektori ka gjithnjë e më shumë vështirësi të gjejë punonjës të mirë. Ende nuk është aq keq sa në SHBA. Por edhe tek ne pagat nuk janë rritur mjaftueshëm. Këtë ne e kemi theksuar gjithmonë. Këtu duhet bërë përparime. Politika më e mirë industriale është, të kemi punëmarrës më të mirë. Për të pasur punëmarrësit më të mirë, nevojiten paga të mira, trajnime të mira. Në këtë pikë Zvicra qëndron shumë më mirë se sa SHBA-të.