Në Europë për çdo pesë vite zgjidhet Parlamenti Europian Nga 6 deri më 9 qershor 2024 zhvillohen këto zgjedhje: Këto zgjedhje zhvillohen për të 10-ën herë. Edhe qytetarët e BE-së, që jetojnë në Zvicër, munden - dhe duhet - të përfshihen në zgjedhje.
Rreth 400 milion njerëz në Europë, si qytetarë të BE-së, kanë të drejtën e votës. Mosha me aftësi vote për zgjedhjet e BE-së dallon nga vendi në vend: Së paku është 18 vjeç, ndërsa në Belgjikë, Gjermani, Maltë, dhe Austri është 16 vjeç, në Greqi 17 vjeç.
Bashkimi i Sindikatave Europiane (EGB) qëndrimin e saj për këto zgjedhje e ka përmbledhur në manifestin "Një marrëveshje e drejtë për punëmarrësit". Në te qëndron: "Zgjedhjet për Parlamentin Europian 2024 janë nga zgjedhje më të rëndësishme për Parlamentin Europian për shumë vite. (...) Vizioni i këtij manifesti është Europa si një Bashkësi e njerëzve dhe kombeve, në të cilën secili është i lirë, të jetojë e punojë në paqe, pa frikë nga varfëria, pasiguria, diskriminimi, dhuna, lufta dhe shtypja." Manifesti është në dispozicion në gjuhë të ndryshme: Get the ETUC Manifesto for the European Elections 2024 in your language! | ETUC)
Me zgjedhjen e Parlamentit Europian për vitet e ardhshme do të përcaktohet raporti i forcave në njërin nga organet më të rëndësishme të Bashkimit Europian. Andaj është me rëndësi, të zgjidhen partitë socialdemokrate, socialiste, të gjelbra dhe kështu të mbështeten partitë politike, të cilat angazhohen për çështjet e punëmarrësve në të gjithë Europën.
Parlamenti Europian është i vetmi organ mbikombëtar në botë i zgjedhur drejtpërdrejt. Përfaqësuesit e saj për shembull mund të bashkëkrijojnë dhe të vendosin rregullat ligjore të BE-së. Ata votojnë edhe për marrëveshjet tregtare, kontrollojnë organet e BE-së dhe kontrollojnë përdorimin e parave të taksave. Të 720 deputetët vendosin për ligjet e reja së bashku me Këshillin e Bashkimit Europian, i cili është i formuar nga ministrat e vendeve të BE-së. Parlamenti i BE-së mund të shpërbëjë gjithashtu Komisionet e BE-së - që paraqesin ekzekutivin e BE-së - përmes votës së mosbesimit.
Në Zvicër jetojnë 2 milion qytetarë të BE-së. Shumica e vendeve anëtare të BE-së u mundësojnë atyre pjesëmarrjen në zgjedhje edhe jashtë vendit të tyre. Se si bëhet kjo, varet nga vendet e caktuara. Në vijim një përzgjedhje:
GJERMANIA. Kushdo që është i regjistruar në listën zgjedhore mund të marr pjesë në zgjedhje. Gjermanët jashtë vendit, që duan të marrin pjesë në zgjedhjet europiane, duhet që para çdo zgjedhjeje të parashtrojnë një kërkesë formale për regjistrim në listën zgjedhore. Vetëm deri me 19 maj 2024 është i mundur regjistrimi në listën zgjedhore tek Komunat përkatëse kompetente në Gjermani. Pas lajmërimit është i mundur votimi zgjedhor përmes postës nga Zvicra.
FRANCA. Votimi zgjedhor zhvillohet me 9 qershor në Konsullatat përkatëse në Cyrih, Bernë, Bazel dhe Lugano. Gjithashtu është e mundur votimi zgjedhor edhe në Francë (personalisht apo përmes autorizimit), nëse mungon regjistrimi në listën zgjedhore konsullore.
ITALIA Votimi zhvillohet me 8 - 9 qershor dhe është i mundur në Komunën e vendbanimit në Itali («comune di registrazione A.I.R.E.»).
KROACIA. Votimi zgjedhor zhvillohet në Ambasadë apo Konsullatë me 9 qershor 2024
SPANJA. Votimi zgjedhor zhvillohet personalisht në Ambasadë në Bernë, apo në një Konsullatë, ose përmes postës.