Anëtarët dhe punonjësit e Sindikatës Unia gjatë deponimit të nënshkrimeve.
Migracion
Politikë
Nisma demokratike donë të lehtësojë natyralizimin

Shoqata nga shoqëria civila shkruan histori

- Emine Sariaslan

Me 21 nëntor në Bernë u tubuan me dhjetëra njerëz shumë të lumtur dhe krenarë. Ndër ta pati edhe shumë anëtarë aktiv të Unia Përkundër borës dhe të ftohtit mbretëronte një atmosferë e përzemërt dhe festive! Të gjithë ishin të një fjale, që ia dolën. Ata kanë mbledhur 105'000 nënshkrime të vërtetuara për nismën demokratike dhe këto ia kanë dorëzuar zyrës federale. Për këtë kanë punuar ditë e natë. Secili nënshkrim apelon për shpresë, për drejtësi dhe për ndryshim.

Shenjë për ndryshim dhe përparim

Arbër Bullakaj, bashkë-kryetar i aksionit Vierviertel (të çerekut të katërt) në fjalimin e tij ka thënë me sa vijon: "Ishte një rrugë e gjatë dhe shkëmbore, që ka kërkuar shumë nga të gjithë ne. Dhe megjithatë ne sot qëndrojmë këtu, jo vetëm me mbi 135'000 nënshkrime, porse gjithashtu me një shenjë të qartë për ndryshim dhe përparim. Shumë na kanë tërhequr vërejtjen: Një shoqatë e vogël civile sikur e jona nuk do të mund të jetësonte një synim të tillë. Pa partitë dhe sindikatat e mëdha, të cilat mundësojnë pjesën e madhe të nënshkrimeve, thuhej se, është e pamundur për të mbledhur nënshkrime të mjaftueshme.  "Shtyjeni më mirë" thoshin ato, "është shumë me rrezik". Mirëpo ne kemi pasur besimin në kauzë. Ne kemi besuar në vizionin, që njerëz të mjaftueshëm do t'i bashkëngjiten çështjes sonë.  Dhe ne kemi besuar në detyrimin tonë, për t'u angazhuar për mbi dy milion njerëz të këtij vendi, të cilët që moti meritojnë më shumë korrektësi dhe drejtësi

Rregullat më të ashpra të natyralizimit në Europë

Sot përjashtimisht mund të natyralizohen personat, të cilët posedojnë një leje të përhershme qëndrimi C dhe të cilët banojnë së paku prej 10 vitesh në Zvicër. Sipas një hulumtimi Zvicra në Europë, pas Qipros, ka rregullat më të ashpra të natyralizimit. Parlamenti në vitet e kaluara disa herë i ka thënë Jo projekteve për një qasje lehtësuese për tel pasaporta e Zvicrës. Së fundi parlamenti federal refuzoi në verë 2023 disa propozime nga radhët e të gjelbërve liberal, të cilat donin të zvogëlonin pengesat për marrjen e shtetësisë zvicerane. Fraksionet e djathta të SVP/UDS; FDP/PL dhe të qendrës ishin thuajse njëzëri kundër.  Nisma demokratike donë ta ndryshojë këtë dhe të zhvillojë më tej demokracinë në Zvicër.

Histori e shkruar suksesi

Me Nismën demokratike për herë të parë që nga Nisma-Mitenand e para gati pesëdhjetë viteve është dorëzuar një nismë popullore, e cila angazhohet për zgjerimin e të drejtave të migranteve e migrantëve. Kështu u shkrua një histori suksesi. Nisma demokratike kërkon ndryshimin në Kushtetutën Federale për ta bërë më të lehtë natyralizimin. Ajo kërkon t'i japë fund arbitraritetit që mbizotëron shpesh sot dhe të ndryshojë përfundimisht kriteret strikte të natyralizimit. Nisma demokratike donë të lehtësojë natyralizimin. Ajo kërkon, që pas pesë vitesh qëndrim të rregullt në Zvicër të mundësohet natyralizimi, pavarësisht nga leja e përhershme e qëndrimit. Parakushte duhet të jenë njohuritë themelore të një gjuhe zyrtare të vendit dhe të mos ketë vepra të rënda kriminale. Pas dorëzimit të nismës mund të zgjat deri në tri vite, derisa nisma të nxirret në votim. Arbër Bullakaj thotë: "Mirëpo kjo nuk është kohë për të pritur - kjo është kohë për të vepruar. Ne do të vazhdojmë të sensibilizojmë popullatën, të informojmë dhe sqarojmë mbi pengesat dhe arbitraritetin, të cilat i përjetojnë shumë njerëz në procesin e natyralizimit."