Me 28 shtator 2024 Solidarité sans frontières organizon një demonstratë të madhe nën moton "Pa kufij mes nesh - për një shoqëri të hapur e të shumtëve!" Bashkë me më shumë se 100 organizata dhe shumë individë, synimi është të dërgojmë një sinjal të fuqishëm për të qenë pjesë të gjithë dhe kundër racizmit, përjashtimit dhe padrejtësisë.
Kufij të dukshëm dhe të padukshëm ndajnë refugjatët dhe migrantët, personat pa letra dhe të ilegalizuarit, të pranuarit përkohësisht dhe të prekarizuarit, të dëbuarit dhe të shfrytëzuarit, të natyralizuarit dhe sekond@s-ët, njerëzit solidarë, grupet themelore dhe organizatat. Në kufijtë e Europës muret dhe rrethojat po bëhen gjithnjë më të gjata e më të larta. Liria e lëvizjes së njerëzve në ikje është duke u kufizuar masivisht. Dhuna, mjerimi dhe vdekja janë bërë përditshmëri.
Njëherazi në Zvicër, refugjatët izolohen në kampe periferike. Kushdo që refuzohet, dëbohet dhunshëm apo përfundon në ndihmën emergjente rraskapitëse. Regjimi i azilit dhe migracionit është i kultivuar nga përjashtimi dhe padrejtësia. Të tjerëve ju refuzohet arsimimi dhe punësimi, kualifikimet e tyre zhvlerësohen, fuqia e tyre e punës shfrytëzohet. Shumë reduktohen në të qenurit migrant:e dhe përjashtohen në mënyrë raciste. Një e katërta e popullsisë edhe më tej nuk ka të drejtë vote, përjashtohet nga vendimmarrja politike dhe margjinalizohet.
Me 28 shtator organizator:et në Bernë duan të tregojnë një realitet tjetër: "Ne të gjithë jemi pjesë e një shoqërie të hapur dhe (post-)migrnate. Ne nuk lejojmë ndarje. Ne nuk duam kufij mes nesh!" Do të kërkohet, liri lëvizjeje në vend të kufijve, të drejta dhe dinjitet në vend të ilegalizimit, të qenurit pjesë e shoqërisë në vend të pasigurisë dhe participim në vend të përjashtimit.
Më shumë informacione mbi demonstratën në gjermanisht "Zwischen uns keine Grenzen" ose frëngjisht "Entre nous, pas de frontières"