Intervistë

18 Dhjetor - Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve Migrant

- Aida Fardad
Marie Saulnier Bloch
Marie Saulnier Bloch, Eksperte në Unia për migracion dhe koordinatore e çështjeve ndërkombëtare. Foto: Hilmi Gashi

18 Dhjetori është Dita Ndërkombëtare e Migrantëve. Në vitin 1990 u miratua “Konventa Ndërkombëtare për Mbrojtjen e të Drejtave të të Gjithë Punëtorëve Migrantë dhe Anëtarëve të Familjeve të tyre“. Ky vlerësim, megjithatë, deri më tani nuk është njohur nga asnjë vend industrial i cili përfiton nga migracioni, sidomos në perëndim– as nga Zvicra. Ne flasim me Marie Saulnier-Bloch, Koordinatore e Unia-s për Çështjet Ndërkombëtare.

Marie Saulnier-Bloch: Pse është i rëndësishëm 18 dhjetori për Sindikatën Unia?

Migrimi është pjesë e historisë së botës së punës. Kjo ditë na kujton se të drejtat e sindikkale vlejnë për të gjithë – pavarësisht ngjyrës së letrave të tyre.

Si i mbron sindikatat të drejtat e migrantëve?

Nëpërmjet kontratave kolektive të punës, të cilat sigurojnë paga dhe kushte më të mira të punës, përmes kontrollit të pagave, këshillimeve ligjore, fushatave të tilla si ato kundër iniciativës SVP/UDC dhe mbështetjes së të prekurve në rast të abuzimit. Shumica e anëtarëve nuk kanë pasaportë zvicerane. Mbrojtja individuale dhe kolektive e të gjitha të drejtave është në thelbin e misionit të sindikatës.

Çfarë e lidh mos ratifikimin e konventës së OKB-së me iniciativën e UDC/SVP “Zvicra pa 10 milionë“?

Të dyja ndjekin të njëjtën logjikë: mohimi i të drejtave, në mënyrë që njerëzit të mund t’i kontrollojnë dhe t’i nënshtrojnë më mirë njerëzit – dhe për të konsoliduar një shoqëri më të pabarabartë. Pa garantimin e të drejtave themelore, do të lulëzojnë fushatat ksenofobike. Ratifikimi do të siguronte mbrojtje themelore kundër shfrytëzimit. Vendet e pasura duhet të ndalojnë së përfituari nga fuqia punëtore e cenuar, të cilën ata nuk e njohin. Zvicra duhet të prij në ketë rast.

Çfarë ndikimi do të kishte suksesi i iniciativës SVP/UDC mbi të drejtat e migrantëve?

Rreziku nuk është te numri, por te keqpërdorimi politik i këtyre shifrave. Retorika “10 milionë“ ka për qëllim t’i kriminalizojë migrantët dhe t’i dobësojë të drejtat e tyre. Nëse kjo nismë miratohet, jo vetëm që legjitimon diskursin neo-fashist, por edhe e shkatërron të gjithë sistemin e kontrollit të pagave. Ky sistem është i bazuar në sistemin dypalësh; nëse ato ndodhin, do të zhduken edhe kontrollet kundër dumpingut të pagave – një hap i madh prapa për të gjithë të punësuarit. SVP/UDC-ja ua fsheh këtë votuesve të vet. Shumica prej tyre do të dëmtonin vetveten. Nuk do të kishte më pak punëtorë, do të kishte po aq punëtorë - thjesht pa të drejta.

Cilat do të ishin pasojat e kësaj iniciative për pagat dhe kushtet e punës?

Dumpingu i pagave do të rritet. Sot, punëtorëve i kthehen 50 milion franga çdo vit për shkak se ne gjatë kontrolleve zbulojmë abuzimet. Kjo është pikërisht ajo që SVP/UDC dëshiron të eliminojë duke nxitur ndjenja raciste dhe ksenofobike. Sa më të pasigurt dhe të varur të jenë njerëzit, aq më pak mund t'i mbrojnë pagat e tyre. Vetëm punëdhënësit shfrytëzues dhe racistët që ndjehen të pranuar do të përfitojnë. Çdo person me histori migrimi e di se dikur ne kemi qenë ata që u refuzuan dhe u shfrytëzuan. Zvicra ka nevojë për fuqi punëtore - dhe çdo fuqi punëtore ka nevojë për një jetë me dinjitet dhe një të ardhme për fëmijët e tyre. PIkë!

Diskutimi mbi të huajt dhe “tjetërsimi” është duke u rihapur - këtë herë më i "mbuluar". Si e shihni këtë?

Frika nga “të huajt“ instrumentalizohet nga ata të cilët nuk ofrojnë zgjidhje për shqetësimet reale të qytetarëve, por duan të sigurojnë privilegjet dhe fitimet e tyre. Migrimi nuk është kërcënim - kërcënuese janë praktikat shfrytëzuese dhe strategjitë politike. Zvicra funksionon falë punës së shumë njerëzve pa pasaportë zvicerane; kjo është një realitet. Vendimtare janë kushtet e punës dhe të jetesës sot dhe nesër, si dhe një politikë që mbron dinjitetin e të gjithëve dhe mundëson një jetë të denjë. Njerëzit kanë frikë nga faturat e larta, nga një e ardhme e pasigurt, nga humbja e arritjeve sociale - këto kërkojnë investime të guximshme dhe politika planifikimi dhe rishpërndarje të drejtë të pasurisë - jo një shoqëri e cila me vështirësi mbulon shpenzimet mujore ndërsa miliarderët shterojnë fitimet. Kjo është frika e vërtetë së cilës duhet t'i përgjigjemi.

Si mund të pranohen dhe zgjidhen këto probleme sociale pa urrejtje ndaj migrantëve?

Duke përmendur shkaqet e vërteta: pasiguria, mungesa e hapësirave të banimit, presioni në rroga, presioni në pensione. Këto janë probleme strukturore, jo të migracionit. Nëse i emërtoni siç duhet shkaqet, e ndërpret urrejtjen. Kapitali është global - kështu duhet të jetë edhe solidariteti ynë. Ndërkombëtarizmi nuk është një fjalë e popullarizuar, por një domosdoshmëri strategjike dhe etike.

Dhe së fundi, çfarë do të thotë për ju solidaritet përtej origjinës dhe kombësisë?

Solidariteti do të thotë të kuptojmë se forca jonë e përbashkët nuk njeh kufij. Punëtorët ndajnë të njëjtat nevoja: dinjitet, siguri dhe drejtësi sociale. Solidariteti ndërkombëtar është arma e të shtypurve kundër kapitalit që nuk njeh kufij.