Intervistë

Natyralizimi në Zvicër është bërë më përzgjedhës dhe kufizues me ligjin e ri.

- Marek Wieruszewski
Dr. Barbara von Rütte gjatë prezantimit të hulumtimit përpara komisionit të migracionit të Unia. Foto: Hilmi Gashi

Studimi shkencor me titull “Natyralizimi i rregullt në Zvicër”, i cili u bë me mandat të Komisionit Federal të Migracionit EKM/CFM, tregon qartë se natyralizimi në Zvicër është një privilegj që favorizon grupe të caktuara njerëzish. Horizonte foli me Dr. Barbara von Rütte, juriste dhe bashkautore e studimit.

Cilat janë gjetjet kryesore të hulumtimit?

Me ligjin e ri, natyralizimi në Zvicër është bërë më përzgjedhës dhe kufizues. Ato pak lehtësime janë tejkaluar nga masat shtrënguese. Më kufizuese, veçanërisht sepse si parakusht kërkohet një leje qëndrimi C si dhe me faktin se jo secila leje e qëndrimi llogaritet në kohëzgjatjen e qëndrimit. Më përzgjedhës sepse jo të gjithë kanë të njëjtën mundësi për të marrë një leje qëndrimi dhe statusi social-ekonomik luan një rol të madh.

Me çfarë pasojash për Zvicrën?

Popullsia e natyralizuar është dukshëm më e arsimuar se popullsia rezidente në Zvicër. Ata janë gjithashtu qëndrojnë dukshëm më mirë ekonomikisht, kryesisht njerëz nga BE-ja. Migrantët e tjerë -sidomos të shteteve të treta-shpesh janë praktikisht të përjashtuar.

Pse duhet të jetë e keqe kjo?

Epo, kjo ndryshon profilin socio-ekonomik të Zvicrës. Nga ata që janë natyralizuar, dy të tretat janë me arsim të lartë. Në pjesën tjetër të popullsisë, as një e treta. Të pasurit dhe të arsimuarit do të kenë në mënyrë joproporcionale më shumë ndikim në politikë. Së dyti, do të ketë gjithnjë e më shumë migrantë pa pasaportë zvicerane, gjë që do të çojë në një deficit demokratik. Kjo e bën të diskutueshëm legjitimitetin e vendimeve demokratike. Në një moment, një grup i vogël, i privilegjuar do të jetë në gjendje të marrë vendime për të gjithë të tjerët.

Kann die Demokratie Initiative diese Defizite aufheben?

Nisma për Demokraci do të ndryshonte rrënjësisht sistemin. Ajo parashikon të drejtën e natyralizimit pas pesë vitesh qëndrimi në Zvicër dhe kritere tjera objeltive. Gjithashtu do të parandalonte dallimet dhe arbitraritetin në sistemin zviceran. Sidomos në kantone. Natyralizimi do të ishte gjithashtu shumë më i arritshëm për njerëzit që punojnë në ndërtim ose në degën e kujdesit, ose nuk punojnë fare.

Si qëndron Zvicra në krahasim me pjesën tjetër të Evropës kur bëhet fjalë për qasjen në natyralizim?

Zvicra është në mesfushën e poshtme. Nga vendet e Evropës Perëndimore, Zvicra është një nga vendet më kufizuese. Prej kohësh po shohim ndryshime pragmatike në vendet me të cilat Zvicra krahasohet. Franca ka ius soli, që do të thotë se kushdo që lind në francë është shtetas dhe merr pasaportë franceze. Këtë e ka futur në praktikë edhe Gjermania. Ajo në vitin e kaluar ka miratuar një reformë që sjell ndryshime të ngjashme me ato që kërkon Nisma për Demokraci në Zvicër.

Si migrant, a duhet të mundohem të marr shtetësinë e Zvicrës?

Natyralizimi duhet të jetë një vendim individual. Unë jam kundër natyralizimit automatik. Mirëpo, nëse dëshironi të qëndroni në një vend, duhet të keni një mundësi realiste për natyralizim.

 

Hulumtimi shkencorë "Natyralizimi i rregullt në Zvicër" në gjuhën:  gjermane, françeze, italiane