Lufta për të drejtat e të gjithë punëmarrësve, pavarësisht se nga ata vijnë, ishte një model avangardë me vitet e 60'ta dhe të 70'ta. Sot sindikatat zvicerane vlejnë - veçanërisht Unia - gjithandej në Europë e botë si shembull për një sindikatë gjithëpërfshirëse dhe shumëgjuhësore. Dhe një rol të rëndësishëm këtu luajnë gjithashtu organet publikuese të sindikatave - gazetat dhe revistat.
Në një intervistë të shkurtër me Andreas Rieger, ish bashkë-kryetarit të Unia dhe kokës së konceptimit të projekteve të shtëpisë sindikaliste - nga e cila u krijua edhe Horizonte, ne ia kemi shtruar disa pyetje. Në vijim kujtimet e tija mbi atë kohë, kur Horizonte fillojë të hedhë hapat e para të brishtë.
Të dhjetëra mijëra anëtarët me gjuhë amtare portugeze, spanjolle etj., të cilët në vitet 1980/90 shpesh nuk dinin të lexonin një fjalë në gjermanisht (apo edhe frëngjisht), kërkonin në njërën anë vet informacione në gjuhën e tyre amtare; në anën tjetër sekretarët të punësuar sindikalist në rritje, donin të mund të komunikonin më shumë me anëtarët e tyre. Prandaj edhe gjysmë faqet në gjuhë tjera posaçërisht në gazetat e gjuhës gjermane dhe françeze të Sindikatës Ndërtimtari dhe të Drurit e më Vonë të Sindikatës Ndërtimtari dhe Industri.
Kanali kryesor i informimeve ishin tubimet, të cilat asokohe vizitoheshin shumë më shpesh. Ftesat për këto tubime, varësisht nga seksioni apo grupi profesional, janë përpiluar edhe në gjuhë tjera dhe është paralajmëruar një përkthim te njëkohshëm. Më vonë kishim gjithashtu edhe Grupet specifike gjuhësore.
Fletushkat informative në spanjisht, portugalisht, serbokroatisht, shqip si "gjithë-zvicerane" janë shtypur dhe (me një ndarje adresash) iu janë bashkangjitur të tri gazetave sindikaliste (gjermanisht/frëngjisht/italisht). Teknikisht kjo "përfshirje" nuk ka qenë e mundur, edhe nëse fletët e Horizonte do të kishin pasur format gazete. Pos kësaj të tri gazetat e Sindikatës së atëhershme të Ndërtimtarisë dhe Industrisë nuk kishin të njëjtin format dhe ato shtypeshin në tri shtypshkronja të ndryshme.
Fillimisht është diskutuar një dërgim i veçantë përmes postës. Mirëpo kjo do të kushtonte shumë, pasi që Horizonte nuk dilte aq shpesh, për të mundur që të përfitojë nga lirimi i gazetave (të paktën 15 e më pas 9 botime në vit).
Të gjysmë faqet në gazetat e mëhershme shkruheshin nga sekretar të punësuar. Kjo ishte një pjesë e rëndësishme e punës së tyre, të cilën ata nuk lejonin «t'ua hiqnin". Nëse më kujtohet saktësisht, botimi në shqip parasëgjithash në fillim është përkthyer dhe pjesërisht edhe përpiluar në formë gazetareske nga gazetari Enver Robelli (aktualisht gazetar tek Tagesanzeiger, v. e redaksisë).
Ne ishim gjithmonë krenar për shumëllojshmërinë e shtypit tonë me Horizonte. Nëse mund të mbështetemi në anketat (tendenca duket të jetë e tillë), kuota e lexuesve efektivë ishte e vogël. Nëse kemi numrat e telefonit ose adresat e emailit të shumicës së anëtarëve sot/nesër dhe kodet gjuhësore në sistemin e anëtarëve janë të besueshëm, informacioni online sigurisht që do të jetë më i përshtatshëm për sjelljen aktuale të leximit të anëtarëve tanë (pos atyre më të shtyrë në moshë).
Informimi në gjuhë të ndryshme të anëtarëve në formë reviste është një Projekti i përbashkët i sindikatave të atëhershme, asaj të ndërtimtarisë dhe industrisë GBI/SNI dhe Unionit të metalurgëve dhe orëndreqësve SMUV/FTMH. Revista e cila nis të botohet në vitin 1999 është emëruar "Horizonte sindical". Kjo revistë botohej në gjuhet spanjolle, portugeze dhe turke, shqipe dhe serbo-kroate. Për dallim nga edicionet tjera, informacionet në shqipe dhe serbo-kroate, janë nxjerrë në një revistë të përbashkët. Zakonisht tekstet e njëjta janë përpiluar në gjuhen serbe dhe janë përkthyer në gjuhën shqipe nga përkthyes dhe më vonë dhe nga sekretarët sindikal. Kërkesa për ndarjen e këtyre dy gjuhëve janë të dokumentuara që nga viti 2000. Ndarja nuk është bërë për shkak të adresave të anëtarëve dhe vështirësia për të bërë një ndarje apo "splitting" adekuat, duke marrë parasysh se anëtarët e Sindikatave janë regjistruar edhe në kategorinë prejardhja. Shumica e anëtarëve shqiptarë kanë pas të shkruar si nacionalitet Jugosllavinë dhe ma vonë Maqedoninë, Serbinë, Shqipërinë. Shpërndarja e "Horizonte" bëhej pas një seleksionimi në bazë të prejardhjes apo shtetësisë. Nga procesverbalet shihet se ka edhe kundërshtime: " duhet të bëhet një anketim i gjerë, përndryshe kjo ndarje nga aspekti sindikal dhe politik është e gabueshme".
Në vitin 2005 Unia vazhdon me publikimin e Horizonte. Në numrin e parë të Horizonte në shkurt të vitit 2005 paralajmërohet ndarja e Horizonte në gjuhën shqipe dhe serbo-kroate. Hilmi Gashi, atëherë sekretar i ri për Migracion, e bën një propozim për një projekt të ndarjes. Koncepti parashihte seleksionimin e adresave të anëtarëve në bazë të një kodi gjuhësorë. Ky projekt pranohet nga drejtoria e sindikatës dhe në pranverë të vitit 2025 fillon projekti "Horizonte Spltting" i cili zgjatë dy muaj. Kjo ndarje realizohet në numrin e shtatorit të vitit 2005 dhe me këtë zgjerohet edhe hapësira informative në gjuhën shqipe.
Historikun e Horizonte do ta vazhdojmë në www.horizonte.unia.ch.
Ju lutem abonohuni falas, që të merrni lajmet më të reja.