Gati përgjatë 50 viteve në Portugali, nën kryeministrin António Salazar, mbretëronte një diktaturë represive. Me 25 prill 1974 lëvizja revolucionare dhe pjesa përparimtare e ushtrisë arriti që të rrëzojë diktaturën. Revolucioni i karafilave nisi një proces demokratik në Portugali dhe në pjesë të Afrikës.
Me rastin e 50 vjetorin të revolucionit të karafilave në Portugali, Unia organizoi në Bernë një manifestim festiv. Hilmi Gashi bisedoi me Marilia Mendes, sekretare për migracion mbi domethënien e revolucionit të karafilave për koleget e kolegët tanë portugez dhe jo vetëm për ta.
Çfarë domethënie kishte revolucioni i karafilave për portugezet e portugezët?
Revolucioni i karafilave do të thoshte fund për diktaturën fashiste; fund për përndjekjen e burgosjet e motivuara politikisht; fund i censurës për gazetat, librat, muzikës; të shprehurit e mendimit, pas pasur drojë nga represioni; zgjedhje të lira. Gratë do të guxonin jo vetëm të votonin, por edhe të udhëtonin, të hapnin xhirollogari dhe të punësoheshin, pa pasur nevojë që të merrnin leje nga bashkëshorti.
Pra, liri të plotë politike...
Revolucioni i karafilave ka mundësuar edhe modernizimin social të vendit: është investuar shumë në shkollim, për të luftuar analfabetizmin dhe për të mundësuar një arsim të mirë për të gjithë. Ai pruri një shërbim publik shëndetësor, që edhe më tej thuaja se të gjithë popullatës i ofron përkujdesje shëndetësore. Pagën minimale, mbrojtjen e largimit nga puna, mirëpo gjithashtu u fuqizua edhe sistemi i sigurimeve shoqërore. Kështu punëmarrësit fituan mbrojtje gjatë jetës së punës, mirëpo edhe një pension pleqërie dhe kompensim papunësie. Ishte fillesa e një shoqërie me më shumë drejtësi sociale dhe shoqëri më të lirë që kujdeset deri diku për njerëzit e vendit.
Ti asokohe ishe 13 vjeç. Cilat kujtime i ke ti nga kjo ditë?
Unë asokohe jetoja në Zimbabve (Rodezi), një vend me aparteid, në të cilin shoqëria ishte e organizuar në hierarki raciste. Revolucioni ishte temë në familjet tona, mirëpo unë u vetëdijësova më vonë për domethënia e tij. Në vitin 1976 unë shkova në Portugali Këtu nuk kishte aparteid, sikur në Zimbabve.
Çfarë domethënë kjo?
Në Portugali unë përjetoj, qysh njerëzit, pavarësisht ngjyrës së lëkurës, shkojnë në klasë të njëjtë, në autobus të njëjtë, së bashku në supermarket të njëjtë. Kështu kthimi për në Portugali për mua si 15 vjeçare ishte një mësim i mirë mbi rëndësinë e lirisë. Unë mësova, se sa fuqishëm kultivon një ideologji raciste dominuese mendimet e të gjithë njerëzve, aq sa askush nuk venë në pikëpyetje sistemin e tillë dje që nevojitet guxim i madh, për të luftuar kundër tij. Kjo është për mua domethënia e lirisë: vlerat e mija personale, si unë mendojë, se çka unë bëjë nuk do të përcaktohet nga një ideologji mbretëruese, porse do të përpunohet e vendoset lirshëm nga unë.
Çfarë rëndësie ka revolucioni i karafilave sot?
Se do të mbetet një nga datat më të rëndësishme të historisë së re portugeze, tregon edhe fakti, se sivjet në 50 vjetorin e revolucionit, përafërsisht një milion njerëz në të gjithë vendin doli në rrugë për të demonstruar. Në shenjë mirënjohjeje për ata burra të guximshëm, të cilët bënë revolucionin. Mirëpo edhe si një shenjë e fuqishme kundër harresës. Pasi që njerëzit shpejtë harrojnë dhe se edhe në Portugali ka njerëz, që shtrembërojnë kohën para revolucionit. Me këtë rast ata harrojnë apo e heshtin, që diktaturat asnjëherë nuk janë të mira për punëmarrësit dhe popullatën në përgjithësi. Dhe prandaj është me rëndësi, që kundër harresës të kujtojmë këtë datë.
Portugalia kishte edhe koloni në Afrikë dhe Azi. Çfarë ndikimesh kishte revolucioni i karafilave tek ato?
Për këto vende revolucioni i karafilave pruri fundin e luftërave çlirimtare dhe për pavarësi, mundësinë, të formojnë në mënyrë të pavarur shtetet e tyre. Kjo ishte për ato vende, asokohe të varfra, një detyrë e madhe, pasi që infrastruktura ishte shumë e keqe. Kështu fjala bie nuk kishte fare mjek, s'kishte universitete, analfabetizëm i lartë... Shumëçka duhet të ndërtohej thuaja se nga zeroja. As që mund ta paramendohet, se çfarë force e jashtëzakonshme nevojitet për këtë. Sa për të marr një shembull: Për të luftuar analfabetizmin, mësimet shkollore duhej të mbaheshin shpesh në largësi përmes radios. Kështu mund të arriheshin më shumë njerëz, pasi që përndryshe për këtë mungonte infrastruktura. Të arrihet vetëvendosja nën këto kushte është shumë e vështirë, dhe kjo në këto vende ka ndikim deri edhe në ditët e sotme.
Të kthehemi tek situata aktuale në Portugali dhe Europë. Para festimit pati një pasqyrë emocionuese nga shumë dëshmitarë kohorë. Këtu u bë e qartë edhe brenga, që shprehet përkitazi me rritjen e ndikimit të së djathtës ekstreme në Portugali. Chega, e djathta ekstreme në Portugali, është popullarizuar dhe ka marrë shumë vota edhe nga portugezët jashtë vendit. Përse është kështu dhe a mundet një kulturë kujtese, sikur është revolucioni i karafilave të kontribuojë, që njerëzit të sillen në mënyrë kritike në raport me tendencat absolutiste, konservatore dhe autoritare?
Para së gjithash partia e djathtë ekstreme e Portugalisë është rritur nga 5% në 18% të ulëseve në Parlament. Dhe shumë e veçantë para së gjithash në Zvicër, nga ku ajo ka marrë 33% të votave. Kjo domethënë shumë migrantë portugezë në Zvicër kanë zgjedhur një parti ksenofobe, e cila është kundër migrantëve. Sigurisht që shumë njerëz e kanë harruar dhe anashkaluar kohën e diktaturës. Kujtimi për atë kohë mund të ndihmojë, të rritet vetëdija se si me të vërtetë ishte. Andaj ne de duhet të forcojmë kulturën e kujtesës, ajo është një fanar për të ardhmen. Mirëpo, vetëm kujtesa nuk mjafton, përndryshe në shumë vende me të kaluar diktatoriale nuk do të zgjidhnin forca të tilla.
Çfarë mund të bëjnë atëherë forcat përparimtare?
Sipas mendimit tim ne duhet të jemi më afër njerëzve, veçanërisht pranë punëmarrësve, të shkojmë tek ta, aty ku ata takohen. Ti dëgjojmë ata, të bisedojmë me ta dhe të tregojmë, që e djathta dhe ekstremistët e djathtë nuk ofrojnë zgjidhje për punëmarrësit dhe të dobëtit, por vetëm se duan të reduktojnë të drejtat tona. Ne duhet të mund të tregojmë, që sindikatat dhe forcat tjera përparimtare anë ato, të cilat angazhohen me të vërtetë për të drejtat e të gjithëve. Kjo domethënë, të përqendrohemi më pak tek e djathta ekstrem dhe më shumë në atë, çka bëjmë ne, çka na dallon. Më rëndësi është gjithashtu, këto mesazhe të përçojmë me fuqishëm në mediat sociale. Aty ata janë mirë të organizuar, aty ne duhet të bëhemi më të mirë.