Intervistë

Mbledhja e nënshkrimeve për nismën-demokratike është e vështirë por edhe knaqësi

- Emine Sariaslan
[Translate to Shqip:]
[Translate to Shqip:]

Mbledhja e nënshkrimeve për nismën-demokratike është punë e vështirë. Për të dhënë njerëzit nënshkrimin për nismën tonë, krahas argumenteve të mira, nevojitet edhe shumë humor, tolerancë zhgënjimi ndaj kundërshtarëve refuzues të nismës sonë, që shesin mend deri edhe tregohen agresiv. Dhe sigurisht edhe shumë kënaqësi, për të lëvizur diç së bashku. Ne nga "Horizonte" kemi biseduar me 3 mbledhës:e Këtu janë tregimet e tyre.

Liliana Valdés Penna, 46 -vjeçe, profesioniste e diplomuar kujdesi HF, Bernë

Linia nuk është e natyralizuar. Ajo është duke u përgatitur për natyralizim dhe para dy javësh ka bërë provimin e natyralizimit. Ajo tha: "Unë kam filluar procesin tek tani, pasi që unë më herët nuk kam qenë në gjendje të kthejë mbrapa të tëra paratë e ndihmës sociale. Kjo për mua do të ishte e pamundur. Më është dashur të pres 13 vite, për të kthyer paratë e marra për shkak të vështirësive financiare nga ndihma sociale.  Motivimi im për tu natyralizuar ka të bëjë me pjesëmarrjen politike në vendimmarrje në Zvicër, pasi që unë jetojë këtu dhe që dua të ndikojë sadopak. Për Linia nisma -demokratike domethënë "drejtësi dhe fuqizim i integrimit dhe participimit". Tek mbledhja e nënshkrimeve ajo ndien dëshirën tek shumë migrant:e për participim. Prandaj ajo mbledh nënshkrime, para së gjithash në komunitetin latino-amerikan, pasi që ajo mund të motivojë më mirë bashkëkombas:et e saj.  Vetëm pak veta nuk kanë treguar interesim. Shumica e migrant:ve nga Amerika latine nuk janë të natyralizuar dhe e mbështesin shumë nismën-demokratike.

Linia i lutë të gjithë njerëzit me histori migracioni, që të mbështesin nismën-demokratike.  Ata mund të marrin informacione nga nisma-demokratike.  Ajo apelon për anëtarësim në sindikatën Unia, pasi që sindikata Unia kontribuon shumë për të gjithë të punësuarit dhe angazhohet për të drejtat e tyre. Ajo thotë në spanjisht: „Solo la unión hace la fuerza.“

Arijan Bilali, alias Bostani 30-vjeç, kontabilist, Cyrih

Bostani është i natyralizuar dhe angazhohet për nismën-demokratike. Ai mbledh nënshkrime në rrugë dhe me rastin e aktiviteteve të ndryshme. Tek mbledhja e nënshkrimeve ai bënë përvoja të ndryshme, pasi që reagimet janë nga më të ndryshmet. "Ka njerëz, të cilët janë të lumtur për nismën, neve na tregojnë për jetën e tyre dhe i ndajnë me ne përvojat e tyre diskriminuese. Mirëpo, ka edhe njerëz, të cilët kanë frikë të skajshme nga kulturat e huaja. Unë kam zhvilluar shumë diskutime nga më të ndryshmet."Bostan thotë: "Ne jetojmë në Zvicër, ne kemi ndërtuar bashkërisht infrastrukturën dhe paguajmë tatimin. Andaj edhe migrant:et duhet të natyralizohen, për të pasur të drejtë të bashkëvendosin. Natyralizimi duhet të thjeshtëzohet dhe të unifikohet. Kaosi burokratik, i cili momentalisht mbretëron në Zvicër, ku secili kanton dhe secila komunë bënë çka të dojë, nuk është koherente. Nuk është në rregull, që njerëzit të cilët qe 40 deri 50 vite jetojnë në Zvicër dhe megjithatë nuk mund të natyralizohen. Kjo duhet të ndryshojë." Për të ndryshuar këtë ai angazhohet në nismën-demokratike.

Hasgül Coban, 49-vjeçe, nga stafi i grupit të lojërave, Bernë

Hasgül është e natyralizuar: "Me rastin e natyralizimit, e kam ndier më fuqishëm përkatësinë në ketë shoqëri. Unë mund të merrja pjesë në jetën politike, kisha të drejtë të votoja dhe të zgjidhem.   Pos kësaj natyralizimi me veti bie siguri deh shumë përparësi për mua: Neve na duhej gjithmonë të zgjasnim lejet tona. Secilën herë, kur unë duhet të zgjasja lejen time, isha nervoze, dhe i bëja veti pyetjen, athua a do të me zgjatej leja edhe kësaj radhe. Kur ne nuk punonim, ishte me rrezik, për të zgjatur lejet tona, gjë që tek unë dhe familja ime shkaktonte pasiguri. Unë kisha probleme shëndetësore dhe nuk mund të punoja. Me ketë rast këshilltari im social më thoshte, që unë duhej të kthehesha në Turqi. Mirëpo pasi unë kisha një pasaportë zvicerane, nuk kishte rrezik të dëbohesha." Hasgül mbështet nismën-demokratike dhe mbledh nënshkrime në rrugë dhe në manifestime të shoqatave kurde e turko-folëse. Për te është me rëndësi, që migrant:et, që jetojnë në Zvicër, të natyralizohen sipas kritereve objektive, ashtu siç kërkon nisma-demokratike. Pos tjerash ajo kohën 10-vjeçare të pritjes e konsideron si të lartë. Ka shumë migrant:e, posaçërisht rini, e cila brenda 5 viteve i përmbush kriteret objektive. Për ta do duhej hapur dera e procedurave të natyralizimit.

Hasgül e sheh si shumë pozitive dhe solidaritetin e fortë tek nisma-demokratike: "Migrant:et, zviceran:et, gratë, burrat, rinia e të moshuar mbledhin vullnetarisht nënshkrime. Kjo tregon, që së bashku jemi shumë të fortë dhe se mund të ndryshojmë shoqërinë."