Intervistë

Nisma e kaosit rrezikon pagat, vendet e punës dhe të drejtat

- Elise Gérard

Të premten, më 27 mars 2026, në Bernë u mbajt një konferencë për media kundër të ashtuquajturës «Nisma për qëndrueshmëri» e SVP/UDC-së, e cila cilësohet si «Nismë e kaosit» nga një aleancë e gjerë e politikës, ekonomisë dhe sindikatave. Përfaqësues nga politika dhe sindikatat paralajmëruan për pasojat e rënda të kësaj nisme për punëmarrësit në Zvicër.

Midis konferencës për shtyp dhe një aksioni pasues të sindikatave në Sheshin e Federatës, pata rastin të bisedoj shkurtimisht me Vania Alleva, kryetare e sindikatës Unia. Në intervistë, ajo shpjegon pse «Nisma e kaosit» përbën rrezik për të gjithë punëmarrësit dhe si po zhvillohet fushata kundër saj.

Vania Alleva. pse kjo «Nismë e kaosit» është rrezik për punëmarrësit, veçanërisht për njerëzit pa pasaportë zvicerane, dhe cilat janë argumentet kryesore të Unia-s?

Nisma sulmon të drejtat e punëmarrësve, dhe atë të të gjithë punëmarrësve, pavarësisht pasaportës së tyre. Kështu ajo e zhyt ekonominë zvicerane në kaos. Nisma rrezikon pagat, rrezikon pensionet, rrezikon vendet e punës dhe rrezikon gjithë sistemin shëndetësor të Zvicrës.

Si synon Unia ta fitojë këtë fushatë kundër nismës së SVP/UDC-së?

Ne do të duhet të bisedojmë me shumë njerëz në ndërmarrje, në rrugë, dhe të tregojmë se cili është qëllimi i vërtetë i SVP-së: jo të ketë më pak emigrantë, por më shumë emigrantë pa të drejta. Sepse me këtë nismë do të shfuqizoheshin të drejta themelore të rëndësishme, si e drejta për bashkim familjar, por edhe mbrojtja e pagave, e cila është e rëndësishme kundër dumpingut të pagave.

Çfarë mund të bëjnë anëtarët e Unia-s, por edhe punëmarrësit e tjerë dhe popullata, për t’u angazhuar kundër nismës?

Është shumë e rëndësishme që të flitet për nismën, dhe konkretisht për atë që fshihet vërtet pas saj. Domethënë, jo atë që SVP-ja dëshiron të na bëjë të besojmë, por që ky është një sulm ndaj të drejtave të punëmarrësve. Dhe për këtë duhet të diskutohet, të flitet dhe të informohen njerëzit, sepse «qëndrueshmëria» tingëllon shumë mirë. Shumë njerëz e mbështesin qëndrueshmërinë, por pas kësaj nisme nuk ka qëndrueshmëri. SVP-ja nuk angazhohet kurrë kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë, përkundrazi, ajo sulmon të drejtat e punëmarrësve. Dhe këtë duhet ta luftojmë, të informojmë dhe t’i mobilizojmë njerëzit për një votë «JO».

 

* Autorja është duke absolvuar një stazh universitar në Unia