Hilmi Gashi, sindikalist në Unia dhe i angazhuar në politikëbërjen, flet për mobilizimin e Sindikatës Unia dhe aktivistëve shqiptarë, punën në terren dhe arsyet pse qytetarët zviceranë refuzuan nismën e SVP/UDC-së për kufizimin e popullsisë rezident enë 10 Milion banorë.
Dy javë para referendumit federal të 14 qershorit, më 30 dhe 31 maj, dhjetëra aktivistë shqiptarë nga kantone të ndryshme të Zvicrës u mblodhën në Martigny të Valisit në seminarin tradicional dyditor të Sindikatës Unia. Një prej temave ma prezentë ishte fushata sindikale kundër iniciativës së SVP-së për kufizimin e popullsisë rezidente në 10 milionë banorë, të njohur si "Nisma e Kaosit".Me fokus mobilizimin dhe mirëinformimin e aktivistëve për procesin votues, seminari ofroi argumente të bazuara në fakte kundër një nisme që, sipas organizatorëve, nuk adresonte problemet reale të vendit, por ushqente përçarjen dhe stigmatizimin e migrantëve. Vetëm pak ditë më vonë, më 14 qershor, qytetarët zviceranë e refuzuan iniciativën me 54.79 për qind të votave.
Në këtë intervistë për albinfo.ch, sindikalisti Hilmi Gashi, aktiv në Sindikatën Unia dhe i angazhuar në politikë dhe në çështjet e migracionit , flet për rëndësinë e mobilizimit qytetar, punën në terren dhe mesazhin që dha referendumi për demokracinë zvicerane.
Ishte një seminar jashtëzakonisht i frytshëm dhe shumë produktiv. Përgjatë dy ditëve zhvilluam diskutime të thelluara, shkëmbyem përvoja nga terreni dhe ndërtuam argumente të përbashkëta për një temë që prek jo vetëm komunitetin e migrantëve, por gjithë shoqërinë zvicerane. Qëllimi ynë ishte që aktivistët tanë të largoheshin nga ky seminar jo vetëm më të informuar, por edhe më të përgatitur për të komunikuar me qytetarët dhe për të kontribuar në një debat publik të bazuar në fakte. Pjesëmarrja aktive dhe cilësia e diskutimeve treguan se ky objektiv u arrit.
Seminaret në gjuhë të ndryshme janë një traditë mbi 20 vjeçare Sindikatës Unia dhe organizohen për anëtarët tanë më aktivë. Dy herë në vit zhvillohen në gjuhën shqipe, dy herë në gjuhën portugeze, një herë në gjuhën turke dhe së fundmi kemi filluar edhe organizimin në gjuhën polake. Qëllimi është që aktivistët të informohen më gjerësisht për tema të rëndësishme që lidhen me botën e punës, të drejtat e tyre dhe zhvillimet politike dhe shoqërore. Temat përfshijnë kontratat kolektive të punës, organizimin sindikal, përfitimin e anëtarëve të rinj, luftën kundër racizmit dhe ksenofobisë, barazinë gjinore, luftën kundër ngacmimit seksual dhe shumë çështje të tjera me interes publik.
Sepse nisma rrezikonte drejtpërdrejtë të drejtat e gjithë punëtorëve. Nga puna në terren e dinim se ekzistonte shumë konfuzion. Në shikim të parë, iniciativa tingëllonte tërheqëse, pasi trajtonte tema reale si pagat e ulëta, qiratë e larta, mungesa e banesave dhe mbrojtja e mjedisit. Por kur lexohej me kujdes teksti i saj, bëhej e qartë se nuk ofronte zgjidhje për asnjërin prej këtyre problemeve. Përkundrazi, përgjegjësinë dha fajin ia atribuonte të huajve, ndonëse ata japin një kontribut të rëndësishëm në ekonominë dhe zhvillimin e Zvicrës. Në thelb, kjo ishte një nismë ksenofobe. Ajo nuk synonte të zgjidhte problemet, por të kufizonte të drejtat. SVP-ja nuk kërkon më pak njerëz në Zvicër; ajo kërkon më shumë njerëz pa të drejta.
Nuk ka statistika të sakta. Flitet se rreth 200 mijë qytetarë me origjinë nga gjitha trojet ku flitet gjuha shqipe që kanë të drejtë vote. Gjithashtu nuk ka të dhëna të besueshme se sa prej tyre marrin pjesë në zgjedhje. Pas marrjes së shtetësisë zvicerane nuk evidentohen statistika sipas origjinës.Megjithatë, shumica dërrmuese e pjesëmarrësve në seminar ishin qytetarë me të drejtë vote dhe kjo ishte shumë e rëndësishme, sepse ata kanë mundësi të ndikojnë drejtpërdrejt në vendimmarrje.
Ishte vendimtare. Ne e nisëm këtë fushatë që para një viti, sepse e identifikuam herët rrezikun që paraqiste kjo iniciativë.Gjatë gjithë kësaj periudhe kemi zhvilluar qindra biseda me qytetarë. Me kalimin e kohës dhe zgjerimin e debatit publik u bë gjithnjë e më e qartë se synimi i kësaj nisme nuk ishte mbrojtja e ambientit, rritja e pagave apo ulja e qirave. Këto ishin vetëm argumente të përdorura për të fituar mbështetje. Problemet sociale dhe ekonomike mund të zgjidhen përmes politikave serioze dhe institucioneve funksionale. Por kjo iniciativë nuk ofronte zgjidhje. Ajo ndërtonte një narrativë ku përgjegjësia u faturohej të huajve, duke krijuar një klimë mosbesimi dhe armiqësie, prej së cilës përfitonte politikisht. Madje edhe në komunitetin tonë pati njerëz që e interpretuan si një iniciativë për mbrojtjen e vendit ose të natyrës. Por faktet flasin ndryshe. Pikërisht SVP-ja ka kundërshtuar vazhdimisht iniciativa për mbrojtjen e mjedisit, për banesa më të përballueshme dhe për politika më sociale. Ajo shfrytëzon pakënaqësinë e qytetarëve për të stigmatizuar migrantët, pa ofruar zgjidhje reale.
Rezultati është një mesazh shumë i rëndësishëm. Qytetarët i dëgjuan argumentet, analizuan faktet dhe vendosën të mos mbështesin një iniciativë që nuk zgjidhte problemet reale të vendit. Një detaj interesant: iniciative u refuzua me përqindje të larat nga qytetarët e kantoneve me më shumë qytetarë të huaj, nga qytetet, lagjet e aglomeracionit. Kurse u pranua në kantonet me përqindje të ulët të migrantëve. Kjo tregon qartë, se iniciativa nuk ka qenë e menduar mirë dhe se populli nuk do propozime, të cilat nuk zgjidhin problemet por shkaktojnë kaos dhe përçarje. Refuzimi i saj tregon se shumica e shoqërisë zvicerane nuk pranoi që politika e frikës dhe stigmatizimit të zëvendësonte debatin serioz për sfidat sociale dhe ekonomike. Ky rezultat është një fitore e demokracisë, e informimit qytetar dhe e solidaritetit. Ai dëshmon se problemet nuk zgjidhen duke fajësuar migrantët, por duke ndërtuar politika që garantojnë drejtësi sociale, mundësi të barabarta dhe respekt për të drejtat e të gjithëve.
Autorja është moderatore, aktiviste, gazetare e pavarur dhe specialiste në media marketing.
Intervista u botua në albinfo.ch