Kombinati i çelikut Gerlafingen dëshiron të zvogëlojë vendet e punës dhe të mbyllë shkritoret. Punonjësit së bashku me Unia mundohen t'i mbrojnë vendet e punës dhe fabrikën. Aty është edhe punëtori 53-vjeçar Zoran Kumbric. Atij i pëlqen puna dhe punon 24 vite në Stahl Gerlafingen. Zoran është nënkryetar i komisionit të personelit dhe së bashku me kolegët e tij po luftojnë për ruajtjen e vendeve të punës. Horizonte foli me të.
"Jam shumë i kënaqur dhe entuziast se si Unia dhe sindikatat e tjera janë pas nesh dhe po luftojnë për ne me të gjitha mjetet e mundshme."
Stahl Gerlafingen njoftoi për 120 pushime nga puna një javë më parë. Me mbylljen e një linje prodhimi, kishte tashmë 59 pushime nga puna këtë pranverë, dhe për këtë arsye çdo pushim i mëtejshëm është një ngjarje shumë stresuese për çdo punonjës. Të gjithë jemi shumë të shqetësuar për vendet tona të punës dhe për ekzistencën e vazhdueshme të fabrikës sonë. Menaxhmenti ynë tha tashmë në pranverë: Stahl Gerlafingen fajëson masat në ndalimin de facto të importit të çelikut zviceran nga BE, i cili ka qenë në fuqi që nga mesi i vitit 2023. Gjithashtu tarifa shumë të larta për energjinë dhe përdorimin e rrjetit.
Të hënën, më 21 tetor ishim në sheshin e federatës në Bernë sepse nuk kemi zgjidhje tjetër veçse të tregohemi, të prezantohemi që ata (politikanët) të na shohin dhe të na dëgjojnë, se jemi shumë të shqetësuar dhe se duam që politikanët më në fund të veprojnë dhe të ndihmojnë para se të bëhet shumë vonë. Fabrika jonë e çelikut është një fabrikë që prodhon në një mënyrë të volitshme me klimën në krahasim me fabrikat e tjera të çelikut. Ajo garanton nivele shumë të ulëta të Karbon-Dyoksidit. Nëse mbyllin fabrikën e çelikut, duhet të importojmë çelik dhe më pas do të ketë 50 mijë kamionë në autostradat tona, gjë që do të çonte në bllokime të mëdha trafiku dhe nuk do të ishte as e volitshme për klimën. Si kompania më e madhe e riciklimit në Zvicër, Stahl Gerlafingen kontribuon një pjesë të rëndësishme në realizimin e ekonomisë çarkore të orientuar drejt së ardhmes në vendin tonë. Prandaj, mbyllja e uzinës është gjithashtu e një rëndësie mjedisore dhe ekonomike. Prandaj, fabrika duhet të ekzistojë.
Politikanët duhet të sigurojnë menjëherë që kërkesat detyruese për përdorimin e materialeve me emetim të ulët të zbatohen në prokurimet (tenderët) publike dhe në të gjithë industrinë zvicerane të ndërtimit. Kjo do t'u mundësonte kompanive si Stahl Gerlafingen të konkurrojnë dhe të sigurojnë shitje.
Gjendja midis punëtorëve është shumë dëshpëruese. Punonjësit janë të shqetësuar. Askush nuk e di se çfarë do të ndodhë më pas, është stresuese për punonjësit dhe anëtarët e familjes. Pas çdo punonjësi qëndron një familje. Unë jam një prej tyre dhe shpresoj që të mos ketë pushime nga puna dhe të vazhdojmë të jemi të punësuar me orar të shkurtër.
Peticioni “Stahl Gerlafingen duhet të qëndrojë!” filloi të hënën e kaluar! “. Ai kërkon ruajtjen e vendeve të punës dhe veprim të menjëhershëm politik, është nënshkruar nga 10,000 persona brenda shtatë ditëve dhe do të zgjasë deri më 9 nëntor dhe shpresojmë të mbledhim edhe më shumë nënshkrime deri atëherë. Mbështetja e madhe e bën të qartë se politikanët nuk mund të presin më gjatë. Por edhe pronarë i Stahl Gerlafingen, është gjithashtu i detyruar të bëjë gjithçka që është e mundur për të mirëmbajtur fabrikën. Më 9 nëntor do të ketë një tubim solidariteti para Stahl Gerlafingen dhe shumë njerëz do të vijnë dhe ne do të tregojmë se e gjithë situata është shumë prekëse për ne dhe se po luftojmë për të mbijetuar. Të gjithë ata që duan të mbështesin këtë luftë dhe të solidarizohen janë ngrohtësisht të ftuar dhe të mirëseardhur.