02.12.2024 – Hilmi Gashi
Në Gerlafingen demonstruan mbi njëmijë veta për të ruajtur Hekuranën. Punëtor:e, aktivist:e klime dhe politikan: e kërkojnë nga Qeveria federale që më në fund t'i japin mbështetje Veprës së rrezikuar. Kryetarja e Unia Vania Alleva i dorëzoi drejtorit të përgjithshëm të Hekurishtes Gerlafingen, Alain Creteur një peticion me mbi 15'000 nënshkrime. Në peticion kërkohet nga pronarja e Hekurishtes - Grupi Beltrame, që të heq dorë nga 120 largimet e paralajmëruar të punëtorëve nga puna. Alleva falënderoj komisionin e personelit dhe sindikatat e shoqatat tjera, të cilat u kujdesën për mbështetjen dhe mobilizimin e gjerë që i dhanë Hekurishtes. Tek një mbyllje e tërësishme e Veprës krahas 500 punonjësve të prekur drejtpërdrejtë, do të humben edhe 500 vende tjera pune në ndërmarrjet përreth.