20.06.2024
Kjo pyetje shtrohet shpesh. Pascal Schmid nga e djathta konservatore SVP/UDS angazhohet për heqjen e statusit mbrojtës për rekrutët nga Ukraina. Ky deputet para pak kohësh ka bërë një pyetje parlamentare drejtuar qeverisë: A kanë vërtet nevojë për mbrojtjen në Zvicër burrat që janë të obliguar për shërbimin ushtarak në Ukrainë? Në Zvicër aktualisht janë 12 000 burra të moshës mes 18 dhe 60 vjeç. Céline Widmer nga krahu i majtë PS e konsideron këtë ide të papajtueshme me traditën humanitare të Zvicrës. Ajo thotë: "Kjo ide vjen pikërisht nga ato parti që refuzojnë të ofrojnë mbështetje efektive për Ukrainën, për shembull ndihmën për rindërtim."