AHV/AVS në gjendje të mirë – sulme nga të djathtët

Financat e fondit pensional AHV/AVS janë stabile – për inat të kundërshtarëve të saj. Paritë e djathta SVP/UDC, FDP/radikalët liberal dhe GLP/VL duan që pensioni i 13-të i miratuar nga populli të financohet sa më pak në mënyrë solidare dhe sociale, për shembull përmes shkurtimit të pensioneve për të veja dhe jetimë.
Jo shumë kohë më parë, ata parashikuan përsëri kolapsin e Fondit Pensional të AHV/AVS dhe kërkuan rritje të moshës së pensionit. Por populli vendosi ndryshe: e miratoi pensionin e 13-të dhe refuzoi qartë si iniciativën për rritjen e moshës së pensionit ashtu edhe reformën e Shtyllës së Dytë, pra të Ligjit për Përkujdesje pensionale.