Gjykata e Bazelit merret me padinë kundër Syngenta për helmime nga pesticidet në Indi

Në Yavatmal të Indisë, në vitin 2017, qindra punëtore të bujqësisë pësuan helmime të rënda nga pesticidet – mbi 20 prej tyre vdiqën. Një substancë aktive e ndaluar në Zvicër dhe BE, që gjendet në produktin e Syngenta-s “Polo”, ishte pjesë e koktejit të përdorur helmues. Tre të dëmtuar paraqitën në vitin 2021 një padi civile kundër kompanisë në Basel – një precedent botëror. Gjykata po mbledh prova dhe u ka dhënë paditësve ndihmë juridike falas. Rasti mund të ketë ndikim të madh për përgjegjësinë e korporatave, për damet e shkatuara jashtë Zvicrës.