25.09.2024
Iniciativa e socialistëve të rinjë Juso "Pagat ekzistenciale tani!" kërkon një pagë minimale prej 22 CHF bruto për të gjithë ata që punojnë në qytetin e Lucernit. Deri më tani, rreth 3000 njerëz punojnë këtu për më pak se 4000 franga në muaj. Gratë kanë dy herë më shumë gjasa të preken nga pagat e ulëta. Dhe nuk janë vetëm bizneset e vogla në vështirësi që paguajnë paga kaq të vogla, por edhe zinxhirët e hoteleve luksoze dhe kompanitë e modës, që i bëjnë pronarët e tyre multimilionerë. Këtë vit, sindikatat përditësuan synimet e tyre për vitet e ardhshme: pa paga nën 4500 franga dhe të paktën 5000 franga për personat me kualifikim profesionale. Vazhdon lufta sindikalite për paga. Në kompani, në industri dhe në politikë.