Unia vazhdon të rritet në profesionet e shërbimeve

Në profesionet e kujdesit shëndetësor, numri i anëtarëve u rrit me 6,4 për qind vitin e kaluar, në industrinë e pastrimit me 5,8 për qind dhe në sektorin e hotelerisë me 2,9 për qind. Edhe në sektorin kryesor të ndërtimit dhe në degët e logjistikës, Unia arriti një rritje të ndjeshme. Është inkurajues fakti që numri i anëtarëve aktivë në punë është rritur me 0,3 për qind. Me një pjesë prej 88,7 për qind të anëtarëve aktivë, 9 për qind pensionistë dhe rreth 2,3 për qind anëtarë joaktivë, Unia ka një përqindje të lartë të anëtarëve që janë në marrëdhënie pune. Rënie pati te pensionistët (-6,1%) dhe te personat joaktivë në punë (-3%).