02.12.2024 – Hilmi Gashi
Pas shumë vitesh zbritjesh të pagave reale, banorët e Valistit thonë mjaft: Ata të shtunën kanë dalë në rrugët e Sion-it dhe kanë ngritur zërin duke kërkuar paga më të larta. Në tri vitet e fundit asnjë person i punësuar në Valis, pavarësisht sektorit profesional, s'ka mundur të ruajë fuqinë blerëse. Pasi që punëdhënësit në Kanton nuk e kanë kompensuar plotësisht shtrenjtimin, punëmarrësit kanë gjithnjë e më pak para në kuletën e tyre. Punëmarrësit varfërohen përkundër lulëzimit ekonomik. Këtë nuk e tolerojnë punëmarrësit në Valis: Mbi 1000 punëmarrës nga i gjithë kantoni kanë udhëtuar të shtunën për në Sion, për t'u mbrojtur nga ndarja e padrejtë e fitimit të ndërmarrjeve. Ata pos tjerash kërkuan 5 përqind ngritje pagash, asnjë pagë nën 4500 dhe së paku 5000 franga për persona me kualifikim të kryer.