22.04.2025 – Marek Wieruszewski
Kur bëhet fjalë për pushimin prindërorë, Zvicra është fatkeqësisht në fund të listës me vendet e tjera evropiane. Me 14 javë pushim të lehonisë dhe 2 javë për baballarët. Kjo duhet të ndryshojë. Një nismë kërkon 18 javë pushim të paguar për nënat dhe baballarët, me zëvendësim 100 për qind të pagës për punëtorët me të ardhura të ulëta. Prindërit mund të marrin maksimum një të katërtën e kohës së familjes në të njëjtën kohë, megjithëse ligji mund të parashikojë përjashtime, veçanërisht për arsye shëndetësore. Partitë borgjeze refuzojnë ndryshime të tilla. Në botën borgjeze, amësia është çështje private. Zvicra ishte vendi i fundit në Evropë që ka fut në fuqi sigurimin e lehonisë më 1 korrik 2005. Një zgjidhje minimale pa pushim prindërorë. Një vend, i cili synon të ketë fëmijë dhe punëtorë të kualifikuar, duhet të investojë në baraspeshën midis jetës private dhe asaj profesionale.
Familienzeit-Initiative – Starke Familien für eine starke Gesellschaft und Wirtschaft
Initiative pour un congé familial – Des familles fortes pour une société et une économie fortes