Gabimet në menaxhim qojnë në humbje të 50 vendeve të punës

Grupi Zehnder donë të shlyejë 50 vende pune në vendndodhjen e saj të prodhimit të radiatorëve në Grànichen AG.  Kjo ndërmarrje me 3500 të punësuar në gjithë botën prodhon pajisje ajrosjeje dhe radiatorë. Posaçërisht në banjat  zvicerane radiatorët e Zehnder gjejnë përdorim të gjerë.  Mirëpo, tani vendndodhja Gränichen do të adaptohet në një "Qendër kompetence për sistemi klimatike të hapësirave të brendshme" dhe nga prilli 2025 prodhimi i radiatorëve të zhvendoset nga Zvicra në Francë  . Përafërsisht 15 nga gjithsej 50 punonjës të prekur në Gränichen përkohësisht mund të barten në sektorin e servisit dhe mirëmbajtjes, ndërsa punonjësit e moshës mbi 62 vjet do të mund të pensionohen para kohe. Mirëpo edhe për të gjithë punonjësit tjerë sindikatat Unia, Syna dhe Shoqata Tregtare Zvicerane kërkojnë heqje dorë plotësisht nga shkarkimet.