24.05.2024 – Hilmi Gashi
Sipas Entit Federal të Statistikave mbeten të pandryshuara arsyet dhe situatat e diskriminimit të përmendura më së shpeshti nga viktimat në periudhën kohore 2016-2022: kombësia, gjuha dhe gjinia ishin arsyet më së shpeshti të përmendura
Diskriminimet më të shpeshta kanë ndodhur në botën e punës, në hapësirën publike, në shkollë dhe arsim, dhe në kontakt me administratën publike. Për vitin 2023 posedohen për herë të parë edhe informacione për format e diskriminimit. Më së shpeshti viktimat përjetojnë përjashtimin, shpotinë, dhunën verbale dhe kërcënimin si dhe bullizëm. Rishtas në evidentim janë përfshirë edhe reagimet e viktimave bashkë me pasojat e diskriminimit. Dy të tretat e të prekurve reagojnë, posa të diskriminohen. Më së shpeshti mbi rastin flasin me familjarë, pastaj në rend të dytë konfrontohen drejtpërdrejtë me pësonin diskriminues.
Raportimet në organet zyrtare bëhen më rrallë. Tetë nga dhjetë viktimat e diskriminimit thonë, që rastet ndikojnë në jetën e tyre, p.sh. pasi që atyre u është mohuar përfitimi, se kanë pësuar forma të ndryshme të humbjeve apo se rasti ka shkaktuar pasoja shëndetësore për ta. Më së shpeshti të prekurit përmendin, që nuk merren seriozisht në shoqëri, që janë përkeqësuar raportet sociale dhe se ata mënjanojnë vende e situata, që përkujtojnë rastin.
Informacione shtesë në gjuhën germane, fränge dhe italiane
IT: https://www.bfs.admin.ch/bfs/it/home/attualita/novita-sul-portale.gnpdetail.2024-0362.html
Weitere Infomationen zur Erhebung des Bundesamtes für Statistik auf deutsch , französisch oder italienisch