16.12.2025 – MaWi
Në Gjermani, një burrë u pushua nga puna për shkak të pauzës për në tualet. Në tri rastet e përmendura, shkuarjet e tij në tualet zgjatën rreth 40 minuta. A do të ishte e mundur një gjë e tillë në Zvicër? I pyetur nga Blick, Roger Rudolph, profesor i të drejtës së punës në Universitetin e Cyrihut, thotë: “Në ligjin zviceran të punës nuk ka rregulla specifike për kohëzgjatjen ose shpeshtësinë e pauzave për tualet. Ndërprerja e menjëhershme mund të jetë e lejueshme, nëse përdorimi i tualetit në të vërtetë abuzohet për aktivitete private si leximi apo për mediat sociale“. Por nëse për arsye fizike ose shëndetësore zgjat më shumë, largimi nga puna pa afat, sipas ekspertit është qartësisht i paarsyeutueshëm.