08.09.2025 – Darinka Filipovic
Zyrtarisht, Shoqata Zvicerane e Punëdhënësve të Ndërtimtarisë (SBV/SSE/SSIC) bën reklamë me "standarde të larta" dhe me gjoja se kujdes ndaj të punësuarve – madje në TikTok me lavdërime të inskenuara nga punëtorët e ndërtimit. Por një dokument i brendshëm tregon të kundërtën: Në kontratën e re kolektive (LMV/CN/CM), kjo shoqatë dëshiron të zhdukë arritjet kryesore në rregullimin e kushteve të punës. Janë planifikuar shkurtimet e të paktën dhjetë faqeve të Kontratës Kollektive, të cilat rregullujnë kushtet e punës në favor të punëtorëve – përfshirë heqjen e shtesës për të shtunën. Kjo e bën të qartë: Në vend të përmirësimit të kushteve, kërcënohet një reduktim masiv i kushteve dhe të drejtave të punëtorëve të ndërtimit.