20.06.2024
Zvicra, në indeksin ndërkombëtar për lirinë e sindikatave dhe mbrojtjen e të drejtave të punës, është ulur nga vendi i dytë për shkelje të përsëritura të të drejtave në vendin e tretë për shkelje të rregullta të të drejtave. Kështu Zvicra në një krahasimin evropian performon nën mesatare. Mbrojtja e pamjaftueshme përmes së drejtës obligative (OR/CO) ndaj larimeve të tilla abuzive është alarmante. Zvicra nuk e ka përmirësuar këtë situatë prej vitesh dhe numri i rasteve të largimeve sindikaliste nga puna mbetet vazhdimisht i lartë. Ndërmjetësimi midis sindikatave dhe punëdhënësve pati nisur nga Qeveria Federale në vitin 2019, por u pezullua përsëri në vitin 2023. Kjo situatë e pakënaqshme mbret edhe më tej. Kështu Zvicra bie në kundërshti me detyrimet ndërkombëtare. Ajo këtu duhet të përmbushë detyrimet e saja për mbrojtje më të mirë. Unia, së bashku me Bashkimin e Sindikatave të Zvicrës (SGB/USS), po punon për të përgatitur një nismë popullore për më shumë mbrojtje kundër largimeve abuzive.