24.05.2024 – Hilmi Gashi
Me 1 maj starton mbledhja e nënshkrimeve për nismën e pagës minimale në qytetet Biel, Shafhauzen dhe Bernë. Përmes futjes së pagave minimale për të gjithë duhet të pengohet varfëria përkundër punës. Tanimë, deri më tani, në 14 kantone dhe qytete janë aprovuar apo dorëzuar nismat për pagën minimale ligjore. Këto nisma popullore mbështeten nga Unia si gjithmonë me një aleancë të gjerë. Shtatë nisma tjera teni më janë dorëzuar në kantonet Solothurn, Basel-Landschaft, Freiburg, Waadt, Tesinë dhe Valis si dhe në qytetin e Luzernit. Në kantone e qytete tjera diskutimet janë në zhvillim e sipër.