07.09.2026 – Darinka Filipovic
Firma "Burckhardt Compression" dëshiron të mbyllë 220 vende pune, prej të cilave 150 në qendrën e saj në Winterthur. Kjo erdhi krejt papritur, pasi firma nuk ka asnjë krizë ekonomike. Në pesë vitet e fundit, fitimi i firmës është dyfishuar. Pavarësisht kësaj, punëtorët tani duhet të dridhen për vendin e tyre të punës. Pse duhet të hiqen njerëz nga puna kur firma bën fitime kaq të mëdha?