20.06.2024
Në Shërbimin e tregut të punës në Lihtenshtajn (AMS FL) në fund të majit ishin të lajmëruar 339 si persona të papunë. Kjo shifër në krahasim me muajin paraprak i përgjigjet një rritjeje prej 3 personave. Shkalla e papunësisë prej 1.6% në muajin maj ka mbetur e pandryshuar krahasuar me një muaj më parë. Shkalla e papunësisë është rritur me 0.2 pikë përqindje krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.