Një rrogë sa për të jetuar

Lufta për pagat minimale vazhdon. Shumica e politikanëve në parlament duan të rrëzojnë pagat minimale që janë votuar dhe vendosur nga vetë populli. Kjo do të dëmtonte dhjetëra mijëra punëtorë në pastrim, gastronomi apo dyqane, të cilët kanë nevojë për çdo frang. Unia thotë prerë: Kush punon me orar të plotë, duhet të siguroj ekzistencën me rrogën e tij.