05.02.2026 – hil
Në nëntor 2025, Novartis njoftoi se prodhimi i tabletave në Stein, Aargau (AG) do të ndërpritet deri në fund të vitit 2027. Rreth 700 punonjës do të humbasin vendet e tyre të punës. Punonjësit e prekur nuk duan ta pranojnë këtë vendim të ndërmarrjes. Së bashku me sindikatat Unia dhe Syna, ata i dorëzuan koncernit farmaceutik të shtunën një peticion me 3210 nënshkrime kundër këtij vendimi. Nëse korporata prapësepräpë këmbngul në mbylljen e fabrikës, Unia kërkon në procesin e konsultimit që Novartis të marrë të paktën përgjegjësinë për shkollimin e mëtutjeshëm dhe riaftësimin e punonjësve. 700 punonjësit e prekur duhet të vazhdojnë të kenë mundësi të punojnë në Stein.