02.12.2024 – Hilmi Gashi
Me 15 nëntor 2024 komisioni parlamentar vendosi me 13:12 që propozim-zbatimin e nismës parlamentare "Varfëria nuk është krim" ta dërgoi në shqyrtim publik. Kushdo që e gjen veten në vështirësi financiare në Zvicër ka të drejtën e mbështetjes dhe dinjitetit njerëzor e qëndrimit këtu. Kjo është e parashikuar në Kushtetutën Federale dhe vlen për të gjithë, pavarësisht nga origjina e tyre. Mirëpo, kjo e drejtë në ndihmë nga viti 2019 do të reduktohet fort përmes ligjit për të huaj dhe për azil (AIG). Sot, njerëzit e prekur nga varfëria pa pasaportë zvicerane duhet të frikohen për humbjen e lejes së tyre të qëndrimit ose asaj të përhershme në Zvicër nëse marrin ndihmë sociale - edhe nëse ata kanë jetuar në Zvicër për më shumë se dhjetë vjet, kanë punuar këtu për shumë vite ose madje edhe nëse kanë lindur këtu. Nisma parlamentare e Samira Martit kërkon që të huajve të mos mund t'u hiqet më leja e qëndrimit ose ajo e përhershme për shkak të marrjes së ndihmës sociale nëse personat në fjalë kanë jetuar vazhdimisht dhe në mënyrë të rregullt në Zvicër për më shumë se 10 vjet.