01.02.2024
Unia dhe partnerë të tjerë socialë negociuan me sukses me punëdhënësit në sektorin e sigurisë dhjetorin e kaluar. Vlefshmëria e përgjithshme e KKP-së do të zgjatet edhe për një vit dhe paga minimale do të rritet deri në 1.8 për qind. Andaj partnerët socialë i bëjnë thirrje urgjente sektorit publik që gjatë dhënies së kontratave të ketë parasysh jo vetëm çmimin, por edhe cilësinë dhe kushtet e punës. Kjo qasje parandalon shkeljen e çmimeve në kurriz të punëmarrësve.