24.05.2024 – Hilmi Gashi
Rrjeti i këshillimoreve për viktimat e racizmit në vitin 2023 ka dokumentuar dhe vlerësuar 876 raste, 168 raste më shumë se një vit më parë. Rastet më të shpeshta kanë ndodhur në lëmin e shkollimit, në vendin e punës si dhe në hapësirën publike. Rrafshi shkollor me 181 raste është ndër rrafshet jetësore më së shumti i prekur.Ato prekin më së shpeshti ksenofobinë karshi të huajve, racizmin kundër të zinjve. Kjo tregon, se ndryshimet në nivelin strukturor e institucional të rrafshit shkollor, politik si dhe të tregut të punës dhe banimit, jenë urgjentisht të nevojshme. Përvojat raciste qojnë në një humbje besimi tek institucionet dhe shoqëria. Andaj nevojiten masa, të cilat vrojtojnë proceset institucionale, për të identifikuar dhe reduktuar strukturat raciste dhe disfavoret. Me ketë rast është vendimtare, të mundësohet e sigurohet participimi i të prekurve, që të dëgjohet dhe merret parasysh zëri dhe perspektiva e tyre.
Raporti mund të shkarkohet dhe porositet në gjermanisht, frëngjisht dhe italisht nën www.network-racism.ch, tek: Rrjeti i këshillimoreve për viktima të racizmit, Tel. 031 302 01 61, beratungsnetz@humanrights.ch .