24.05.2024 – Hilmi Gashi
Unia përmes një letre të hapur i është drejtuar Shoqatës së Arkave pensionale të Zvicrës ASIP, në të cilën ka kritikuar angazhimin e saj për reformën aspak sociale të Ligjit për pensione profesionale LPP / BVG. ASIP merr anën e punëdhënësve dhe të atyre, që duan t'i ulin pensionet, edhe pse Shoqata do të duhej të përfaqësonte edhe të siguruarit, pra punëtorët. Shoqata e Arkave pensionale të Zvicrës është një shoqatë çati e mbi 900 Arkave pensionale. Si e tillë ajo përfaqëson si Arkat e përbëra me paritet ashtu edhe të siguruarit e tyre. Marrja e njëanshme për palët e ASIP për reformën e LPP/ BVG është tërësisht e pavend. Pasi që reforma, për të cilën do të votohet sivjet, do të qojë në zbritje më të mëdha nga pagat dhe në pensione më të vogla. Kundër kësaj zbritje të pensioneve Sindikatat kanë nisur referendumin.