Solidaritet me Gaza- Ministrat federal tash duhet të veprojnë

Gjithnjë e më shumë organizata, përfshirë Amnesty International, po arrijnë në përfundimin se Izraeli po kryen gjenocid kundër palestinezëve në Gaza. Krimet e luftës të kryera nga Hamasi më 7 tetor 2023, në asnjë mënyrë nuk i justifikojnë aktet gjenocidale dhe krimet e luftës të kryera nga Izraeli. Kësaj i shtohet përdorimi i qëllimshëm i urisë si armë lufte kundër më shumë se dy milionë njerëzve në Rripin e Gazës dhe politika e gjatë e pushtimit dhe aparteidit e Izraelit në territoret e pushtuara, e cila shkel qartë ligjin ndërkombëtar.