Fillimi i iniciativës për pagën minimale në Jura

Në kantonin e Jurës është lansuar një iniciativë popullore për një pagë minimale të fortë. Ajo kërkon: Një pagë duhet të mjaftojë për jetesë – pa përjashtime! Tani po mblidhen nënshkrime për një iniciativë kantonale për pagën minimale. Ajo u lansua nga Regjioni “Unia Transjurane” së bashku me sindikata të tjera dhe organizata të majta. Qëllimi i tyre: Paga minimale duhet t'u mundësojë të gjithë punëtorëve një jetë dinjitoze, pa ndihmë sociale. Iniciativa kërkon një pagë bruto prej të paktën 23 franga në orë, përshtatje automatike e pagave me koston e jetesës, si dhe kontrolle efektive dhe dënime në rast të dumpingut të pagave.