Unia kërkon ndërmarrje të masave

Një raport i televizionit zvicëran SRF hedh dritë mbi shfrytëzimin e korrierëve te shërbimi për transportin e pakove DP. Unia ka denoncuar prej vitesh keqpërdorimet. Tani është koha e fundit që autoritetet të veprojnë dhe të detyrojnë DPD-në të respektojë rregullat. Raporti i redaksionit në gjuhën gjermane i SRF “Inside DPD Switzerland” i publikuar këtë javë tregon qartë se si shfrytëzohen punëtorët e DPD: ditë pune 14 orëshe, mungesë e regjistrimit të kohës, automjete të mbingarkuara. Puna në DPD të bën të sëmurë dhe të thyer. Raportet e reja të mediave tregojnë se tani nevojiten masa urgjente për të luftuar shfrytëzimin e bartësve të pakove. Unia po bën thirrje për t'i dhënë fund sistemit të nënkontraktorëve: të gjithë shoferët duhet të punësohen drejtpërdrejt nga DPD. Gjithashtu, duhet të respektohen më në fund ligjet: regjistrimi korrekt i orarit të punës dhe pagat korrekte mbrojtja e shëndetit dhe respektimi i të drejtave sindikale të shoferëve.