05.02.2026 – hil
Pagat e ulëta, ngarkesa e lartë dhe mungesa e vlerësimit karakterizojnë përditshmërinë në sektorin e përpunimit të drurit – tani kërkesat e reja të Kontratës Kolektive të Punës (GAV/CCT) synojnë të sjellin përmirësime. 1500 profesionistë morën pjesë në anketë – rezultatet janë zhgënjyese: pothuajse gjysma e pjesëmarrësve kanë menduar tashmë të largohen nga ky sektor. Pikat kryesore të kritikës janë pagat e ulëta dhe oraret e punës. Në konferencën profesionale, anëtarët e Unia diskutuan rezultatet. Ato do të shërbejnë tani si bazë për kërkesat në negociatat e ardhshme për Kontratën Kolektive të Punës.